Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

HISTORI/ Sherri që nisi në një çezme, ja kush ishte fati i muslimanëve të fundit në Beograd

by te Sheshi
29/09/2019
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
HISTORI/ Sherri që nisi në një çezme, ja kush ishte fati i muslimanëve të fundit në Beograd

Nga Hikmet Karçiç

Hyrje

Para 150 vjetësh, muslimanët e fundit u dëbuan  nga Beogradi dhe principata e Serbisë. Me fjalë të tjera në vitin 1867, të gjithë ushtarët osmanë e lëshuan kalanë e Beogradit  dhe me këtë përfundoi një etapë historike e filluar që nga viti 1862, në Konferencën e Kaligjit afër Stambollit. Për shpërnguljen e muslimanëve nga Principata e Serbisë, në literaturën tonë (lexo: boshnjake – SH.V.) ekziston një numër i madh i punimeve. Veçanërisht theksohen veprat e Safet Bangjoviçit dhe të Galib Shlivës.

Një nga figurat më interesante të kësaj periudhe në Beograd ka qenë Rashid-bej Belgradi, me prejardhje nga Bosnja. Ka jetuar në Beograd dhe në shkrimet e veta ka lënë gjurmë shumë të rëndësishme në lidhje me historinë e Serbisë.

Në këtë punim, shkurtimisht do t’i prezantojmë ngjarjet  të cilat çuan deri te shpërngulja  nga Beogradi. Do të mundohemi të sqarojmë për çfarë arsye  kjo ngjarje është aq me rëndësi për historinë moderne serbe dhe përse është me rëndësi për muslimanët e Ballkanit. Do të paraqesim se si shënohet sot kjo ngjarje historike dhe se cili është roli i boshnjakut Rashid – bej në to.

Fundi i shtetit osman në Serbi

Për historinë serbe, dhe kryengritjen e parë dhe të dytë të tyre, janë shumë me rëndësi edhe vitet 1830 dhe 1833, me ç’rast Serbia e fitoi vetë administrimin, gjegjësisht princin dhe privilegjet tjera nga ana e Portës. Në nëntorin e vitit 1830, në Beograd u lexua hati-i-sherifi me të cilën pashallëkut të Beogradit (në historiografinë serbe dhe më gjerë ky term është prezent megjithëse termi zyrtar për territorin e ngushtë të Serbisë së atëhershme, ishte “Sanxhaku i Smederevës”, i cili ka qenë pjesë e vijaletit të Rumelisë) dhe 12 krahinave të saja iu dhanë edhe gjashtë të tjera nga të cilat muslimanët u detyruan që brenda afatit kohor prej një viti të shpërngulën. Të vetmit që kanë pas guxim të mbesin kanë qenë ushtarët e vendosur nëpër kala. Hat-i-sherifi i Dytë u soll në vitin 1833, dhe me këtë, afati kohor i shpërnguljes së muslimanëve u zgjat për pesë vjet. Të gjitha pronat e vakëfeve kaluan në mbikëqyrjen e shtetit serb, kurse vend-vakëfet e xhamive i takuan Kishës Ortodokse.

Gjatë tridhjetë viteve të ardhshme, në Serbi relativisht mbi sundoi paqja. Ndërsa në Beograd, edhe pse dominonte paqja, marrëdhëniet ishin të acaruara. Aty sundonte sistemi paralel i pushtetit, respektivisht administrata. Qyteti ishte i ndarë në dy pjesë, në atë serbe dhe osmane; ekzistonin dy polici – ajo serbe dhe osmane.

Një incident në Beograd do ta ndryshonte historinë. Me 15 qershor të vitit 1862, në orët e pasdites, në Çukur-çezme ndodhi një grindje dhe konflikt në mes të nizamëve osmanë dhe disa serbëve rreth asaj se kush do të furnizohet i pari me ujë. Sipas versionit zyrtar serb të ngjarjes, një shegert serb rastësisht e thyen ibrikun e nizamit osman, ndërsa ky hakmerret duke e goditur dhe plagos një fëmijë serb. Trazirat u zgjeruan dhe erdhi deri te gjuajtja me pushkë mes policisë serbe dhe osmane. Për shkak të  këtij konflikti banorët musliman të Beogradit u tërhoqën në kala.

Shtëpitë e myslimanëve jashtë kalasë u shndërruan në shenjëstra të plaçkitjeve dhe shkatërrimeve, ndërsa vetë muslimanët u bënë shënjestra tëgrupeve të armatosura serbe që filluan të qërojnë hesapet me të gjithë turqit. Është e qartë se incidenti në Çukur-çezme ishte vetëm motiv për zgjidhjen përfundimtare të çështjes lindore në Beograd.

Mihajlo S. Popoviç shprehet: “Para se i tërë qyteti të spastrohet nga krejt ajo që në të vërtet ndodhi, me një shpejtësi marramendëse nëpër Beograd u përhap vullneti që me turqit e qytetit njëherë e përgjithmonë të qërohen hesapet dhe se Porta të vihet para aktit të kryer.

I panjohur është numri i muslimanëve të vrarë në Beograd, por është e qartë se në disa vende kishin ndodhur edhe masakrime.

Një numër i konsiderueshëm i turqve që ishin mbyllur në xhaminë e Deliut (prapa ndërtesës së tanishme të Akademisë së Shkencave) shpëtuan falë intervenimit të policisë serbe, kurse grupeve tjera nuk iu ndihu fati. Njëfarë Filip Crnogorci kishte hipur mbi kulmin e një teqeje turke e cila ende ekziston në rrugën e Vishnjiqit, thyen çatinë, kërcen brenda dhe fillon të vrasë të atyshmit. Asnjë i gjallë nuk do t’i shpëtonte poqese nuk do të intervenonte udhëheqësi qytetit Barllovac duke i shpëtuar të mbijetuarit.”

Komandanti i kalasë së Beogradit urdhëron që të bombardohet pjesa serbe e qytetit. Mirëpo Porta e Lartë jep urdhër që menjëherë të ndërpritet bombardimi, me ç’rast edhe e ndërroi pashën e Beogradit duke e zëvëndësuar me Ahmed Vefik- efendiun. I riu u përpoq që ta qetësojë situatën dhe ta hetojë ngjarjen.

Përfaqësuesit e Evropës thanë se për këtë ngjarje duhet të thirret një konferencë e veçantë që të vendoset paqja dhe të zgjidhet mosmarrëveshja. Porta i pranoi këto kërkesa duke organizuar konferencën në fjalë në Kalinxhi te Stambolli. Vendimet e sjella në këtë seancë u botuan në formë protokolli që përmbante 12 pika. Tri pika bënin fjalë për gjendjen e muslimanëve në Serbi, ndërsa pikat tjera kishin të bëjnë me garnizonet nëpër kalatë e Serbisë  në Beograd, Feth-i-islam (Klladovë), Shapac, dhe Smederevë, si dhe rrënimin e kalave në Uzhicë dhe Sokolicë.

Për këtë, punë më interesante është pika 8 e cila, ku mes tjerash thuhet se “të gjithë banorët muslimanë që jetojnë për rreth pesë zonave të konsoliduar, cilat në bazë të marrëveshjes i mbajnë në posedim, munden t’i lirojnë pronat e tyre dhe të tërhiqen nga territoret e Serbisë sa më shpejtë që është e mundur”. Në bazë të kësaj pike të protokollit u publikua edhe “Instruksioni për udhëheqësinë e qytetit të Beogradit” në të cilën theksohet: “Ju nuk do t’i lejoni asnjë banori musliman të Beogradit që të jetojë jashtë qytetit.”

Këtë vendim të Portës, banorët muslimanë e pranuan të zhgënjyer, e duke qenë të vetëdijshëm se në këtë territor nuk dot mund të qëndronin, ata filluan të shpërngulen. Nga Uzhica dhe Sokolica larguan në drejtim të Bosnjës. Muslimanët që mbetën ishin të kufizuar dhe të izoluar brenda kalave së qyteteve të theksuara. Megjithatë, së shpejti u trajtua edhe mbetja e ekzistenca e tyre. Pesë vjet pas Konferencës së Kalixhës, muslimanët e fundit të kalasë e lëshuan Serbinë.

Me 10, prill 1867, Sulltani me dekretin e lëshuar e lejoi princin Mihajlo që të udhëheq me kalatë e Beogradit, Kladovës, Smederevës dhe Shabacit. Komandanti osman i kalasë, Ali Riza-pasha, me 19 prill 1867 ia dorëzon princit Mihajlo çelësat e qyteteve të Shabacit, Beogradit, Kladovës dhe Smederevës. Ky ishte një akt simbolik me rastin e së cilës Ali Riza-pasha thotë: “Tani unë e pashë të udhës, që udhëheqja e qyteteve t’ju besohet juve dhe ushtrisë serbe, me kusht që pranë flamurit tim mbretëror, të valojë edhe flamuri serb… ”

Ushtarët e fundit osmanë e lëshuan kalanë e Beogradit në vitin 1867, dhe atëherë mbeti vetëm flamuri osman. Menjëherë, pas Kongresit të Berlinit 1878, kur Serbia e fitoi pavarësinë e plotë, e hoqi edhe flamurin osman.

Përfundimi

150-vjetorin e shpërnguljes së ushtrisë osmane nga Beogradi, ky qytet e festoi në mënyrë solemne. Për këtë jubile u përgatit një ceremoni solemne ushtarake dhe policore si dhe dorëzim-pranimi skenik i çelësave nga ana e të rinjve të teatrit “Dadov”. Aktorët e rinj të veshur me rroba ushtarake serbe dhe osmane, si dhe të shërbyesve osmanë, aktruan dorëzim-pranimin e çelësave të qytetit të Beogradit. Vetë manifestimi “Ditët e Beogradit” ndërlidhet me këtë datë dhe logoja e manifestimit është në formë të çelësit. Në Çukur-çezme nuk ka më ujë, por është skulptura e djaloshit të lënduar në incidentin e famshëm të viti 1862. Në këtë lokacion shënohet Dita e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dita e Policisë dhe festa e Ministrisë. Në Kalemekdan gjendet përmendorja e skulptorit Mihajlo Paunoviç, vendosur në vitin 1967, me rastin e 100-vjetorit të shpërnguljes së myslimanëve nga Beogradi.

 Përgatiti: Shefki Sh. Voca – /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Murrizi gjuhëçapraz: Me Damianin në Vjenë për zgjedhjet austriake…e kujt i plasi!

Murrizi gjuhëçapraz: Me Damianin në Vjenë për zgjedhjet austriake...e kujt i plasi!

Nga Anne-Elisabeth MOUTET: Emanuel Macron, shpëtimtari i dështuar i Francës

Nga Anne-Elisabeth MOUTET: Emanuel Macron, shpëtimtari i dështuar i Francës

Dokumentari që zbulon sekretin e madh të Billi Gates: ja çfarë e bën të suksesshëm

Dokumentari që zbulon sekretin e madh të Billi Gates: ja çfarë e bën të suksesshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.