Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hebrenjtë e Sarajevës: të ndihesh i sigurt mes muslimanëve të Bosnjes

Porta e sinagogës së vjetër të Ashkenazit është e hapur. Nuk ka kamera të sigurisë ose detektorë, asnjë automjet i policisë nuk është parkuar para saj. Askush nuk merr emrin tuaj teksa ju hyni brenda.

Kjo mund të jetë sinagoga me më pak masa sigurie në Evropë; këtu, në një vend musliman ku urrejtja etnike ka qenë shumë e theksuar. A mund të jetë Bosnja si vendi i gjenocidit më të tmerrshëm në Europë që nga Holokausti, vendi më i sigurt në kontinent për të qenë hebre?

Jakob Finci, president i bashkësisë hebraike të Bosnjës, që numëron rreth 1.000 hebrenj, mendon se mund të jetë.

“Ne mendojmë se jemi të sigurt këtu me dyer të hapura”, thotë Finci, një hebre rreth të shtatëdhjetave, në një intervistë të fundit për Haaretz në zyrën e tij në sinagogë, e vetmja shtëpi funksionale e adhurimit në të gjithë vendin. “Ky është një prej pak vendeve ku nuk has në antisemitizëm”.

Njerëzit mund të kenë dëgjuar për boshnjakët muslimanë, serbët ortodoksë dhe kroatët katolikë, dhe veçanërisht për luftën e dhunshme mes tyre në vitet e ‘90-. Por jo shumë prej tyre janë të vetëdijshëm për ekzistencën e një grupi të katërt fetar dhe etnik këtu, hebrenjtë, të cilët kanë qëndruar në këtë zonë për shekuj me radhë.

Për shekuj me radhë, si “Jerusalemi Europian” dhe “Jerusalemi i Ballkanit”, Sarajeva moderne, kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Bosnje, ishte një tenxhere kozmopolite për zierje, e vendosur në udhëkryqin midis Lindjes dhe Perëndimit, të sunduar së pari nga osmanët, dhe pastaj të përfshirë brenda Perandorisë Austro-Hungareze.

Përzierja e saj e kulturave dhe feve është ende shumë e dukshme në rrugët e qytetit sot, ndërkohë që kafe-baret në stilin parisien konkurojnë në hapësirën e njëjtë me baret turke.

 “Ajo çfarë e bën të dallojë Sarajeva prej vendeve tjera, është se ne (hebrenjtë) kemi mbajtur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët”, thotë Finci. “Pas 450 vjetësh, jemi shumë mirë të përfshirë në shoqërinë boshnjake”.

 

Zvoglimi drastik i komunitetit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pa qenë kurrë të detyruar të jetojnë në geto, çifutët e asaj që njihet si Bosnja e sotme – shumica prej tyre pasardhës të Sefardit (hebrenjtë spanjollë dhe portugezë të dëbuar nga Spanja në 1492), u trajtuan shumë më mirë gjatë kohës osmane sesa në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore, sipas Finci.

Deri në vitin 1930 kishte rreth 12,000 hebrenj në Sarajevë dhe 2,000 të tjerë në vend, sipas shifrave të regjistrimit të cituara nga Finci dhe burimeve tjera. Por popullsia u zvogëlua shumë gjatë Holokaustit: rreth 10,000 anëtarë të saj u vranë nga ustashët, fashistë të Kroacisë të cilët ishin bashkëpunëtorë të regjimit nazist.

Madje edhe atëherë, shumë muslimanë u përpoqën të mbrojnë fqinjët e tyre hebrenj dhe trimëria e tyre sot përkujtohet në muzeun hebre të Sarajevës, i vendosur në një sinagogë të ishullit të Sefardit. Disa individë muslimanë janë të listuar atje si “më të mirët midis kombeve”.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e formuar në vitin 1946 dhe që përbëhej nga gjashtë republika, praktika fetare u shkurajua. Megjithatë, shpjegon Finçi, hebrenjtë u trajtuan mirë nga Josip Broz Tito, revolucionari komunist që më vonë do të bëhej president i Jugosllavisë, sepse shumë prej tyre kishin luftuar me partizanët e Titos gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, rreth gjysma e popullatës së mbetur në Bosnjë prej 2.000 hebrenjsh u larguan drejt Izraelit, duke pasur frikë nga më e keqja.

Finci ishte një prej atyre që qëndruan, duke ndjerë një detyrim ndaj vendit të tij dhe organizatave hebraike vendase, të cilat ishin të përfshira shumë në ofrimin e ndihmës humanitare ndaj bashkatdhetarëve të tyre në Sarajevë, fqinjëve të tyre, pavarësisht nga etnia ose feja e tyre, meqë qyteti ishte nën rrethim.

Sipas një historie të dokumentuar në muzeun hebre këtu, i cili gjason në një skenar të Hollivudit, Kavilios, një familje e hebrenjve boshnjake, anëtarët e së cilës ishin fshehur nga nazistët nga fqinjët e tyre myslimanë, Hardagas – e kthyen favorin 50 vjet më vonë kur ata ndihmuan një vajzë të tyre që të çajë rrethimin e Sarajevës, duke ia mundësuar më pas që të arrijë në Izrael.

Ndonëse tani të paktë në numër, Finci beson se bashkësia hebraike e Bosnjes do të mbajë të vetët.

“Një shenjë e mirë është fakti se në 15 vitet e fundit vetëm një person ka ikur për në Izrael”, thotë ai.

Në fakt, rreth 20 të rinj, hebrenj të lindur në vend, janë kthyer në Bosnje nga Izraeli në vitet e fundit, thotë Finci, i tërhequr nga dëshira për të ruajtur trashëgiminë e tyre unike, studimet universitare gratis dhe një stil të jetesës të relaksuar dhe më pak stresuese. Pastaj pasoi një “bum” i të posalindurve.

“Në 2015, papritur patëm 10 të sapolindur, e cila ishte një mrekulli e vërtetë”, thotë Finci. “Kjo do të thotë që këta të rinj mendojnë se ka një të ardhme këtu për ta”.

 

Shabati festiv

Ndërsa Shabati është respektuar çdo të premte mbrëma në sinagogën e vjetër Ashkenazi, në brigjet e lumit Miljacka, komunitetit të Sarajevës i mungon një rabin me orar të plotë. Një rabin, i cili ka lindur në vend, por tani është i vendosur në Izrael, kthehet sa për të shërbyer gjatë ditëve të njohura si High Holy Days.

Në Shabatin e mbajtur këtë muaj, morën pjesë rreth 40 pjesëtarë të komunitetit, me shërbimin e mbajtur kryesisht në Ladino – gjuha historike e hebrenjve spanjollë.

Një nga ata që morën pjesë, Andrea 24-vjeçar që ka lindur në Bosnje, dhe tha se po feston përzierjen e kulturave dhe tolerancën në vend.

“Shumica e fqinjëve tanë janë muslimanë. Është traditë të shkosh dhe të pish kafe me fqinjët për Ramazan dhe të hash bakllava dhe ëmbëlsira për Bajram”, thotë ai. “Është një vend musliman dhe europian njëkohësisht. Çifutët këtu nuk kanë asnjë problem.”

Mikja e saj, Tea, 21 vjeçe, pajtohet duke shtuar, “Njerëzit këtu nuk i urrejnë hebrenjtë”.

Finci, mendon se një sulm kundër hebrenjve në tokën e Bosnjes si ato të viteve të fundit në Europën Perëndimore është shumë vështirë i mundshëm.

Marrë nga Hareetz – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts