728 x 90 Leaderboard

Greqia, 5 mijë “viza të arta” për investitorët e pasurive të paluajtshme

Greqia ka dhënë 5 mijë të ashtuquajtura “viza të arta” për të gjithë ata të huajt të cilët kanë investuar në pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 250,000 euro që nga viti 2012.

Sipas zyrtarëve që merren më këtë program, ai tashmë po tregon avancim. Ata thanë se se në vitin e parë kërkesa për viza u rrit nga 400 në vit në 50 në ditë, me të ardhura më të mëdha se 1.5 miliardë euro.

Ata thanë kryesisht qytetarët aziatikë, veçanërisht kinezët, arabët dhe rusët, po përfitojnë nga programi i “vizave të arta”.

Pronarët e “vizave të arta” dhe familjeve të tyre u lejohet të qëndrojnë për pesë vjet kudo në Bashkimin Evropian.

Qëllimi është të tërheqë investitorët për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet ekonomikisht dhe t’u përgjigjet kërkesave të tregut. /tesheshi.com/

Related posts