Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Frikë për mjedisin në Spanjë: numri i derrave tejkalon atë të njerëzve

by te Sheshi
27/08/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Frikë për mjedisin në Spanjë: numri i derrave tejkalon atë të njerëzve

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekzistojnë 50 milionë derra ndaj 46.5 milionë njerëzve në vendin e famshëm për mishin dhe produktet e derrit. Shqetësime të reja për një industri, tashmë të përfshirë nnga skandalet.

Derrat në Spanjë kanë tejkaluar popullsinë njerëzore për herë të parë, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Mjedisit e këtij vendi, që thotë se tashmë janë 50 milionë derra, ose 3.5 milionë më shumë se njerëz.

Shifrat tregojnë një rritje me rreth 9 milionë kafshë që prej vitit 2013 dhe ka shqetësime në rritje për ndikimin mjedisor të një industrie që prodhon më shumë se 4 milionë tonë produkte të mishit të derrit dhe që gjeneroi 6 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar.

Rritja e popullsisë së derrave është një faktor kyç në shndërrimin e gjësë së gjallë në gjeneratorin e katërt më të madh të gazrave serrë pasi transportit, energjisë elektrike dhe industrisë.

Fermat e derrave po ashtu konsumojnë sasi të mëdha uji në një vend që ndikohet vazhdimisht nga thatësira. Ndërsa secili derr konsumon 15 litra ujë në ditë, krej industritë e lidhura me të përdorin më shumë ujë sesa qytetet Zaragoza, Seville dhe Alicante së bashku. Nitratet nga produktet e jashtëqitjes së kafshëve po ashtu kanë nisur të kontaminojnë ujërat tokësore, thonë ambjentalistët.

Prodhimi i mishit të derrit është goditur nga një seri skandalesh në zinxhirin ushqimor. Këtë vit, nisi një hetim policor kur një klient ktheu një proshutë të mbushur me krimba në një degë të rrjetit francez të supermarketeve, Carrefour. Policia zbuloi një rrjet furnitorësh të paskrupullt dhe më shumë se 50 tonë proshutë që ishte destinuar për në incinerator, por në vend të kësaj ishte ri-etiketuar me data të reja skadence.

Ky hetim ishte një goditje tjetër ndaj një industrie që ka reputacion për praktika mashtruese, sidomos në prodhimin e markës së vlerësuar “jamón ibérico de bellota”, që mund të shitet edhe me qindra euro një kilogramë.

Për të certifikuar proshutën, ajo duhet të vijë nga derra këmbëzinj prej rrace të pastër që i kalojnë pak mujat e fundit të jetës duke bredhur të lirë përmes pyjeve të dushkut të njohur si dehesa, duke u ushqyer me lende. Mishi duhet të kurohet minimumi për 36 muaj.

Është një proces i ngadaltë dhe kërkon furnizim të rrjedhshëm. Francisco Espárrago, i cili prodhon “jamón ibérico de bellota” në Extremadura në Spanjën Perëndimore thotë se nuk ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar zbatimin e rregullave.

“Kur nuk kontrollon një industri në të cilën ka pasur tradicionalisht shumë mashtrim, për shkak se ka shumë kërkesë por jo edhe aq shumë produkt, kjo është ajo që do të ndodhë”, thotë ai. “Për shembull, disa kafshë ushqehen në dehesa por në vend që të hanë lëndë dushku për tre muajt e fundit të jetës, atyre iu jepet ushqim për kafshët, por inspektori i sheh derrat në pyll dhe kështu ata marrin certifikatën”.

Po ashtu, ka pasur goditje në disa thertore për kushtet jo të duhura të punës. Shumë punëtorë në këtë sektor janë emigrantë të sapoardhur dhe një numër domethënës janë muslimanë që nuk e konsumojnë mishin e derrit.

Spaniardët konsumojnë 21 kilogramë mish derri në vit dhe dashuria e kombit për derrat daton prej mijëra vjetësh. Komentatorët romakë shkruanin me admirim për proshutën spanjolle, dhe derrave iu jepej një mbrojtje speciale nga gotët që sunduan pas rënies së romakëve.

Kur muslimanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të gadishullit Iberik, derri u bë simbol i rezistencës së krishterë. Nën sundimin e Inkuizicionit, të haje mish derri në publik u bë një test besimi për hebrenjtë dhe muslimanët që ishin konvertuar me forcë në krishtërim.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës
Azia

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Next Post
“Antiamerikani” Maas: Europa duhet të shtojë ndikimin e saj në Ballkan

“Antiamerikani” Maas: Europa duhet të shtojë ndikimin e saj në Ballkan

Ja ç’makinë përdori Papa gjatë vizitës në Irlandë

Ja ç’makinë përdori Papa gjatë vizitës në Irlandë

Akuzat ruse, Pentagoni mohon një sulm mbi forcat qeveritare siriane

Akuzat ruse, Pentagoni mohon një sulm mbi forcat qeveritare siriane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni