Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

(KEQ)TRAJTIMI/ Fotot e tmerreve nga El Salvadori: tregime shqetësuese nga karantina

Fotografitë shqetësuese nga El Salvador kanë udhëtuar në botë, dhe publiku është i alarmuar pas rastit të fatkeqit Carlos Henriquez Cortez i cili vdiq në 22 prill.

Cortez u kthye në El Salvador nga një udhëtim pune dy-ditor në Guatemala. Inxhinieri 67-vjeçar planifikoi të ishte në karantinë shtëpie, shkruan The Economist.

Ai e dinte që qeveria, për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, i mbajti të kthyerit dhe pasagjerët në “qendrat e ndalimit”. Pleqtë ishin të përjashtuar, ose kështu mendoi Henríquez.

Por kur mbërriti në aeroport, ai u ndalua menjëherë.

Ai i tha gruas së tij se aty nuk kishte letër higjienike dhe hapësirë ​​për distancim shoqëror. Ai gjithashtu kishte dhe ethe. Autoritetet i thanë që ai nuk mund të merrte COVID-19 sepse asnjë rast nuk ishte raportuar në Guatemalë. Por ai u testua pozitivisht në spital dhe vdiq në 22 prill.

Ai ishte viktimë e burgosjes së El Salvadorit, e cila është një nga më të rreptat në botë.

Që nga 6 prilli, 2.394 salvadoras janë arrestuar në këtë vend për shkelje të karantinës. Ata u përballën me 30 ditë burg.

Arkitekt i masave në El Salvador është Nayib Bukele, presidenti 38-vjeçar i vendit. Ai pretendon se mbyllja drakoniane është mënyra e vetme për të mbrojtur El Salvador-in nga pandemia.

Kritikët e tij e akuzojnë atë për përdorimin e krizës për të shkatërruar institucionet që kanë mbështetur demokracinë që nga fundi i vitit 1992 dhe luftës civile.

Fotografitë e agjencive botërore tregojnë se të burgosurit gjunjëzohen pranë njëri-tjetrit, të gjithë në të njëjtën dhomë, megjithëse vendi ka një rekomandim për distancimin shoqëror. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com