Auto Dak
Auto Dak

EKSTREMI/ Meta militarizon gjuhën kundër qeverisë: njerëzit të kapin armët!

Presidenti Meta ka përfshirë së fundi dhe flajën “armë” në konfliktin e tij të hapur e të ashpër me qeverinë, një zhvillim i paprecedentë në post-komunizëm.

Duke pretenduar se mazhoranca kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, referuar ngërçit të krijuar për çështjen Vorpsi-Xhaferllari, kreu i shtetit ka shkuar në ekstrem, duke aluduar dhe për njerëz që “duhet të kapin armët kundër qeverisë”. “Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë. Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria.

Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses”,tha kreu i shtetit, që gjithnjë duhet kujtuar se është aty jo me votë popullore, por me votat e mazhorancës që ai sulmon.

Në kushtet kur duhet të japë dorëheqje si president, pikërisht nga një pozicion i tillë ku mazhoranca që e ka votuar si president nuk e mbështet më, e për më tepër kërkon ta shkarkojë, Meta ka vendsur të shfrtëzojë të qenit në Presidencë për betejat e tij politike, me theks individual e partiak. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts