Auto Dak
Auto Dak

Edhe pse nuk e preferon, ja se ç’ekip mund të marrë “i papuni” Jose Mourinho

Jose Mourinho mund të kthehet së shpejti në pankinë. Por kur, ku, me ç’ekip?

Eksperti portugez ka “pa punë” që nga Dhjetori 2018, një dramë për të, për shpirtin e tij sfidues.

“Jam lodhur nga pushimet. Po kërkoj një klub dhe po shoh opsionet”, tha njeriu që është cilësuar dhe si “Special One”.

Dhe ai përflitet se mund të marrë drejtimin e përfaqësueses portugeze, një eksperiencë e re, jo fort e preferuar për të, por tejet joshëse në emër të prestigjit.

Kombëtarja? Mund ta imagjinoj këtë, por në dhjetë vjet”, tha Mourinho, duke shtuar pjesën e papëlqyeshme.

“Kur drejton një ekip kombëtar, ka shumë pak ndeshje dhe unë nuk jam mësuar me këtë. Gjithsesi, do të dëshiroja që një ditë të arrij në finalet e Kampionatit Botëror ose Evropian si një trajner kombëtareje”, tha Mourinho. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts