Auto Dak
Auto Dak

Edhe Basha kundër “Shengenit” të Ramës: punë autokrati!

Edhe kreu demokrat Basha ka dalë kundër “Shengenit” të Rama-Vuçiç-Zaev, duke e përkthyer atë si punë të të parit, ardhur nga dështimi integrimit.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!” shkruan kreu i opozitës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts