Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E vërteta e kërcënimit ndaj znj. Vlahutin dhe qarqet që e ironizuan

Media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, e kanë cilësuar të fshehtë një vendim të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e efektivëve të Gardës së Republikës në ruajtje të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Në fakt një burim zyrtar në ambasadën e BE-së i tha tesheshi.com se nuk bëhet fjalë për asgjë të fshehtë, por ndërsa ambasadorët e vendeve përkatëse, përshembull SHBA apo Italia e Gjermania, ruhen me forca të posaccme të ardhur nga vendet e tyre, të cilat funksionojnë si personel diplomatik, BE nuk ka të tilla dhe o duhet t’i marrë nga vendi i origjinës ose duhet të ruhet nga vendi pritës.

Zakonisht të gjithë ambasadorët e BE-së janë ruajtur nga ushtarët e Gardës.

Por lajmi ishte pikërisht shtimi i tyre, nga 5 në 10 që do të thotë që është shtuar edhe turni i natës. Kjo ka ardhur pas një kërcënimi apo lëvizje të dyshimtë pranë rezidencës së diplomates kroate që drejton selinë e BE-së në Tiranë, pikërisht këto ditë që ka nisur vetting. Sicc e kemi parashikuar lufta është bërë shumë e egër dhe pritet që të jetë edhe më e egër… /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts