Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DUELI/ Rama, në provën e madhe të moralit në shtatlartësi: pse duhet t’u përgjigjet pyetjeve sfiduese të Shkullakut?

by te Sheshi
19/10/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
DUELI/ Rama, në provën e madhe të moralit në shtatlartësi: pse duhet t’u përgjigjet pyetjeve sfiduese të Shkullakut?

Pak ditë më parë, fill pas një debati të ndezur në Opinion mbi iceneratorët, kryeministri Rama postoi një reportazh me kryeredaktor Armand Shkullakun, realizuar dhe transmetuar paradokohësh në ABC News. Reportazhi i kushtohej iceneratorit të Elbasanit dhe përshkohej i gjithi nga vlerësimi për të si impiant përpunimi mbetjesh. Por, nuk ishte e vështirë të kuptohej se ishte një produk gazetaresk kundrejt pagesës. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se aty me patjetër manipulohej opinioni në raportimin e gjithëçfarë thuhej për icenenatorin.

Publikimi nga Rama, duke i mëshuar pra përgënjështrimit të vetëvetes që bënte Shkullaku, u duk si një triumf i padiskutueshëm i tij në këtë debat, me Shkullakun patjetër, por dhe me opozitën, apo atë pjesë të opinionit që dyshon te iceneratorët, duke parë në to thjesht afera pushteti.

Por Shkullaku nuk është ndjerë i mundur. Me një sinqeritet ndoshta të impoinueshëm nga kapja e Ramës, ai e pranon se maketingu ia ka errur arsyen, duke mbuluar kësiosj ca të vërteta të tjera për iceneratorin e Elbasanit, apo dhe atë të Fierit.

“Në videoklipin e Edi Ramës kishte dhe pjesë nga një reportazh, i transmetuar tre vite më parë nga media ku unë punoj dhe drejtoj, ku tregohej se inceneratori i Elbasanit prodhonte energji nga djegia e mbetjeve. Ai po, është përgjegjësi edhe e imja. Jo për faktin se ai mohon situatën dhe aktivitetin sot pas tre viteve të këtij inceneratori, por sepse shpeshherë kontratat e marketingut na i mbyllin sytë përpara hetimit të fakteve. Kjo është një përgjegjësi morale, për të cilën na gjykojnë ata që na dëgjojnë e lexojnë”, shkruan Shkullaku.

Ama, siç këmbëngul ai në reagim, Rama ka para, prej tij, disa pyetje që duhet t’u përgjigjet.

Pyetjet janë sfiduese dhe të mirëformuluara profesionalisht. Nuk dihet nëse këto pyetje, Shkullaku i kishte dhe në Opinionin e së enjtes dhe nuk mundi t’i artikulonte qartë, apo se ish i papërgatitur dhe, në kushte qetësie, në zyrën e tij, me pak ditë në dispozicion, ai arriti të merrte infot e duhura dhe t’i përgatiste ato.

Ja cilat janë:

Përse procedura e dhënies së koncensioneve PPP u bë pa garë, me një ofertues të vetëm dhe fituesit nuk kishin as kapitalin e nevojshëm dhe ekspertizën (ose punë të ngjashme) për një ndërmarrje të tillë që na kushton dhjetra milionë euro?

Si ka mundësi që brenda një dite të vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet një kontratë 40 faqe, nënshkruhet, bëhen disa VKM dhe nisin transfertat e parave nga buxheti drejt kompanisë private?

Pse një person i vetëm është prapa të treja koncensioneve, Elbasan- Fier- Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të? A është kryer ndonjë hetim apo verifikim?

Nëse PPP janë investime që kryhen nga privati, pasi shteti nuk ka fonde t’i kryejë menjëherë dhe i paguan me këste pasi janë bërë investimet, përse ato janë paguar nga taksat tona për vite me radhë dhe privatët nuk e kanë realizuar pjesën e tyre të investimit? Pse duhet atëherë që këto kontrata të ishin PPP dhe jo prokurime të zakonshme, kur shteti investon vit pas viti për të realizuar një vepër publike?

Përse duhej që në një territor afro 70 kilometra katrorë të ngrihen 3 inceneratorë? A kemi ne aq mbetje sa të justifikojnë këtë investim? Çfarë emergjence kishim për të bërë një investim kaq të madh (madje dhe në kohë pandemie) kur edhe nga BE ka patur shqetësim për këtë inisiativë të qeverisë?

Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet shqetësime sa i përket përputhshmërisë me legjislacionin komunitar të BE për mbetjet, përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit…”, thuhet në dokumentin e komunikimit të vitit 2020 për politikat e zgjerimit për Shqipërinë.

Pyetje të tjera, ende pa përgjigje, janë ato se kur janë regjistruar kompanitë që morën këto koncensione, çfarë kapitalesh kishin? Përse kompania italiane që ishte pjesë në fitimin e tenderit të Fierit, ia shiti aksionet e saj Klodian Zotos një ditë pas shpalljes fituese, me vetëm 200 mijë lekë?

Tashmë, Rama i cili e nisi këtë duel, duke u kundërpërgjigjur me reportazhin e tij, duhet ta vijojë përballjen.

Ai duhet t’i përgjigjet Shkullakut për pyetjet e tij konkrete, ku sfida është se ato janë teknokratike dhe jo politike. Me politiken në një çështje mund të bësh lehtë retorikë, siç Rama e ka talent, por me të dytën, ku duhet të kesh shumë referenca, ligjore apo praktikash të ngjashme në fushën e PPP-ve, nuk mund ta kalosh thjesht me batuta, të folura apo të shkruara.

Dhe nuk është një përgjigje thjesht për Shkullakun, të cilit, ka dhe rastin që t’i tregojë nëse është gazetar i dobët apo qëllimkeq, por është një përgjigje e nevojshme për opinonin, për të kuptuar nëse kanë në krye të qeverisjes një njeri ku vërtet shtatgjatësia – të qënit dy metra – e mbron nga morali i keq politik – abuzimi apo gënjeshtra. /tesheshi.com/    

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Të dehur në protestat COVID: ç’ndodhi në Pragë me bashkatdhëtarët e Shvejkut (video)

Të dehur në protestat COVID: ç’ndodhi në Pragë me bashkatdhëtarët e Shvejkut (video)

Zgjedhjet presidenciale në Qipron turke: gjysma e ishullit, në duart e Erdoganit

Zgjedhjet presidenciale në Qipron turke: gjysma e ishullit, në duart e Erdoganit

Këto pulla i nervozuan shumë njerëz: a e dini se çfarë numri kërkohet?

Këto pulla i nervozuan shumë njerëz: a e dini se çfarë numri kërkohet?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni