Auto Dak
Auto Dak

Dita e Demokracisë, Ruçi me qasje filozofike: ja ç’na kujton kjo ditë

Kreu i Kuvendit e një nga figurat kryesore të mazhorancës, Gramoz Ruçi, nuk ka preferuar të bëjë shumë politikë gjatë një dedikimi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ruçi, një ish-eksponent i sistemit komunist në fundvitet ’80, i ka bërë më tepër një zbërthim filozofik mënyrës së si funksion një parlament në kushtet e demokracisë liberale.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan Ruçi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts