Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DILEMA/ Fotoja e debatueshme: a ishte dhe Chuck Norris në trazirat e Kapitolit?

Mjeshtri legjendar i arteve marciale, aktori i televizionit dhe filmit Chuck Norris, në vitin 2016 mbështet publikisht presidentin ende aktual të SHBA Donald Trump.

Këto ditë, ai e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi filloi të shkruhej në rrjetet sociale se dhe ai kishte marrë pjesë në trazirat në Capitol Hill që tronditën botën.

Pretendime “të tilla” janë “fajtore” për fotot nga kryengritja e javës së kaluar, të cilat tregojnë qartë një njeri që të kujton  yllin e serisë televizive “Walker, Texas Ranger”.

Norris menjëherë mohoi gjithçka, dhe menaxheri i tij Erik Kritzer tha se Chuck ishte me familjen në fermën e tij në Teksas në atë kohë.

“Ndërsa ka ngjashmëri midis Chuck dhe burrit në fjalë i cili është në foto që përhapet në mediat sociale, unë duhet të pranoj që ‘Texas Ranger’-i  ynë është akoma shumë më i pashëm!”, tha menaxheri, siç raportohet nga The Guardian.

“Nuk isha unë. Unë nuk isha në Kapitol. Nuk ka vend në shoqërinë tonë për dhunë të çfarëdo lloji. Unë jam dhe do të jem gjithmonë për rend dhe ligj,” shkroi aktori 80-vjeçar në Twitter. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts