Detaj “21 Janari” në protestën e fundit të “jelekverdhëve”

Prokurorët francezë hapën një hetim mbi një incident nga protesta më e fundit e “jelekverdhëve”, në të cilën u plagos rëndë një grua të moshuar. Ngjarja ndodhi në Nisë.

Thuhet se gruaja po tundte një flamur me ngjyra ylberi me parullën “paqe” dhe mbante gjithashtu një jelek të verdhë, kur policia nisi të shpërndajë turmën.

Një gazetar nga agjencia AP thotë se e pa gruan e moshuar që të binte në trotuar dhe më pas t’i rridhte gjak nga koka.

Popullata lokale tha se bëhej fjalë për një aktiviste 73-vjeçare kundër globalizimit.

Autoritetet franceze ndaluan protesta në disa zona të shtunën për të parandaluar një përsëritje të trazirave me pasoja të dukshme, ashtu si një javë më parë në Paris. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts