Kundër Demarkacionit që pritet të votohet në parlamentin e Kosovës më datë 1 shtator, është shprehur së fundi dhe aktivistja e njohur e LDK-së në diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, bijë dëshmori, sipas së cilës, marrëveshja e ndarjes kufitare demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është tërësisht e gabuar.
Znj. Gërvalla, kundërshtare e ashpër e kryetarit të saj, Isa Mustafa, njëherit kryeministër, thotë se faktet e panumërta të ekspertëve e kanë bërë të qartë, edhe për ata që nuk kanë shkelur kurrë Rugovën, se kjo marrëveshje e lidhur nga Hashim Thaçi me Malin e Zi e cenon rëndë territorin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo u bën thirrje deputetëve që me çdo kusht duhet ta pengojnë këtë akt të rëndë tradhtie sipas saj. /tesheshi.com/