Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Corona në Shqipëri: të infektuarve u shtohet një fëmijë, frikë nga Shkodra

Edhe 28 raste të tjera infektimi i janë shtuar Shqipërisë, ku mes tyre është dhe një fëmijë. Kjo, sipas raportit të përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, vjen dhe vdekja e parë nga Shkodra, aty po shfaqet një vatër e kuqe infektimi, një shqetësim i shprehur dhe nga autoritetet mjekësore të linjës.

Deklarata e plotë:

Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë.

Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme afër mesnatës se një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 Prill në spital.

80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura. E moshuara ishte vendosur menjëherë në terapi intensive.

Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave, pozitive me COVID-19. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës e moshuara ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerës.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com