Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Si e imagjinonin të ardhmen njerëzit e 1900-ës: bota e viteve 2000 në pikturat e asaj kohe

Janë të pakta gjërat që ndjellin kureshtje të tilla si p.sh çfarë mendonin njerëzit e 1900-ës për botën e së ardhmes. Ndoshta është një mënyrë për të krahasuar atë që mendojmë sot për botën e së ardhmes apo për të krahasuar ëndërrat e tyre me tonat.

“Franca në vitin 2000” është një shembull që mund të na japë përgjigje. Seria e pikturave, të krijuara nga Jean-Marc Côté dhe artistë të tjerë francezë në vitet 1899, 1900, 1901 dhe 1910,  tregojnë përshkrimet artistike për atë sesi imagjinohej jeta në vitin 2000. Seria e parë e pikturave u printua dhe u përfshi në ambalazhet e cigareve në panairin Botëror të Parisit, në vitin 1900, e sipas Public Domain Review, më pas u shndërrua edhe në pulla postare.

Shumë prej ideve të pikturuara tregojnë për mjete të mekanizuara, fluturuese apo kombinim i të dyjave. Disa të tjera, habitshëm, përfshijnë njerëz që ndërveprojnë në mënyrë shumë të afërt dhe personale me jetën detare. Por, nuk ka, sipas ekspertëve, imazhe të fluturimeve në hapësirë.

Disa portretizime janë fantastike, por disa të tjera vijnë si surprizë për ngjashmërinë  e madhe dhe vizionet shumë të përafërta me atë që ishte vërtet viti 2000, si makinat bujqësore, helikopterët dhe atë që duket si një pararendës i robotit të pastrimit me vakuum.

Në serinë e pikturave ka ngjashmëri me fermat e mekanizuara të ditëve të sotme, sikundër ka makineri që nuk janë realizuar ndonjëherë.

Seria përfshin shumë imazhe të mjeteve fluturues, si helikopterë apo makineri lufte. Madje, në to përshkruhet edhe policia dhe posta e së ardhmes, që do t’i kryenin shërbimet përmes fluturimit.

Në imazhe të tjera, fantazia ka tejkaluar limitet, e ndoshta mund të përshkruajë botën e shumë viteve pas atij 2000.

 

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts