Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Bejrut: ambasadori hollandez humb gruan nga shpërthimi

Hedwig Watmans-Molier, gruaja e ambasadorit hollandez në Liban, Jan Waltmans, ka vdekur pasi u plagos rëndë nga shpërthimi në Bejrut katër ditë më parë.

Një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme hollandeze thoshte se Hedwig Waltmans-Molier, e cila ishte edhe anëtare e stafit të Ministrisë të Burimeve Njerëzore, vdiq në spitalin ku ajo po kurohej.

Mësohet gjithashtu se çifti ishte me pushime, se ata u shkuan në Bejrut shtatë ditë para shpërthimit katastrofik, dhe se çifti ishte në shtëpi në kohën e shpërthimit.

Ministria hollandeze tha më herët se të paktën gjashtë shtetas hollandezë, përfshirë punonjësit e ambasadës, u plagosën në shpërthim. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts