Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Babai i Sadikut rrëfen rrugëtimin e të birit: emri dhe jeta prej “Diego Maradone” e Armandos deri në Europian

by te Sheshi
14/06/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Babai i Sadikut rrëfen rrugëtimin e të birit: emri dhe jeta prej “Diego Maradone” e Armandos deri në Europian

Nga Bardha Nergjoni

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares, i riu që e nis nga lagja e tij në Fushëmbret, me shumë sakrifica, duke shpërthyer në Zvicër, përfaqëson Elbasanin në formacionin Kuq e Zi të Europianit 2016. Asgjë nuk duket rastësore në lidhje me  futbollin në familjen e tij.

20160613_144225_resized

Nëna, Fatmira vjen nga fisi i Xhakajve në Kosovë (me lidhje të afërt me dy vëllezërit Xhaka), babai Durimi, ish-futbollist, trajneri i parë i tij dhe nxitësi më i madh në rrugëtimin deri në Europian, vëllai, Sheri, një yll në ngjitje që po përgatitet në udhëtimin e tij drejt botës së futbollit dhe motra, Ana, tifozja më e madhe e Armandos, përbëjnë një familje që jeton me futbollin.

Në hyrje të shtëpisë së tij të pret një flamur i madh shqiptar, e në të gjithë ambjentin e saj janë kudo fotografi të Armandos dhe Sherit. Humbja e Shqipërisë është përjetuar shumë më tepër se çdo shqiptar. Të gjithë e pritën aq shumë atë gol të Armandos dhe sytë tashmë janë nga ndeshja e radhës, ku ai, numri 10 i kombëtares do të kërkojë sërish golin që se ka tradhëtuar në shumë ndeshje në ngjitjen e tij të vështirë në rrugëtimin e futbollit.

12963610_1010678889011254_1076332921503464575_n

Durimi, i ati, në një intervistë për tesheshi.com tregon rrugën e Armandos deri në Zyrih, sakrificat, sukseset dhe mundësitë e të ardhmes për sulmuesin tonë të kombëtares.

Si e përjetoi familja Sadiku ndeshjen e parë të Shqipërisë në Europian?

Si shumë shqiptarë, pjesëmarrjen e Shqipërisë e kemi përjetuar me shumë emocione. Kur e mësuam se Armando do të ishte në formacion kemi qenë akoma më të emocionuar. Ndërsa ndeshja e parë na ka mbajtur në ankth gjatë gjithë kohës që loja të shkonte sa më mirë. E prisnim një gol nga Armando. Nuk erdhi. E donim shumë atë gol por futbolli i tillë është. Unë e di çfarë ka menduar Armando në rastin e humbur. Më shumë se kushdo e donte ai atë gol ndaj Zvicrës. Nuk ishte fat që ne të gëzonim një fitore. Jemi akoma në lojë dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës gjithçka të ndryshojë dhe shqiptarët ashtu siç e treguan edhe në stadium ta tregojnë edhe në fushë.

Ata ishin të ngarkuar emocionalisht. Derisa u çliruan nga emocionet. Pjesa e dytë e tregoi lojën e shqiptarëve. Çdo lojtar ka dhënë mbi 120 për qind në lojë. Tifozët ishin mbështetja më e madhe duke i dhënë zemër por edhe duke i dhënë shumë përgjegjësi.

Është një privilegj për ne prania e Armandos në Europian. Gëzimi ynë është i papërshkrueshëm. Në ekipin tonë dominon shpirti i grupit dhe dora e strategut De Biasi. Trajtimi si të barabartë, vendosja në vendet e duhura duke bërë një ekip në formë janë meritë e trajnerit.

Ju, si i babai i tij, keni qenë nxitësi më i madh i Armandos dhe trajneri i tij më i rëndësishëm.  Si e nisi ai rrugën e futbollit?

Kam pasur dhe kam një lidhje të veçantë me futbollin. Kam luajtur për 5 vjet me paratërinjtë dhe të rinjtë e Elbasanit. Nëse fëmija im do të ishte djalë, e kishte një emër dhe do të quhej Armando si Diego Armando Maradona dhe nëse do të bëhej futbollist do të mbante numrin 10. Armando është angazhuar në moshën 8-vjeçare në futboll.  Fillimisht në lagje e më pas tek fushat e “Sportit të Vjetër” me një trajner tjetër në muajt e parë, e më pas në ekipin tim të sapohapur.  Armandi shquhej për teknikë dhe llogariste gjithçka në fushë. Fillimet ishin shumë të vështira dhe të gjitha ekipet e tjera të moshave na rrihnin me rezultat të thellë. Pas 3 muajsh u kthye loja e filluam t’i rrihnim ne me po të njëjtin rezultat.

Në fakt, numri 10 i kombëtares nuk e ka pasur të lehtë ngjitjen e tij. Si arriti Armando deri në kombëtare?

Edhe pse duhet të ishte në formacionin e Elbasanit, Armando u zhvendos tek Turbina.  Cërriku kishte probleme dhe disa futbollistë të rinj duhet të luanin për këtë ekip. Në këtë kohë dëmton kaviljen e nuk luan për dy-tri ndeshjet e para. I vjen radha të luajë me Sopotin ku bën gol dhe ekipi i Turbinës fiton. Armando kishte shkuar në Cërrik si pjesë e ekipit të Fushëmbretit. Në një periudhë problemesh me fushën, Cërriku filloi të stërvitej në Kamëz dhe djali do të kishte probleme me shkollën pasi ishte në gjimnaz. I kërkova kryetarit të bashkisë që të ndërhynte për lejimin e stërvitjes së Armandos me ekipin e Elbasanit dhe kështu ndodhi.

Fillon stërvitjen në një kompleks privat ku edhe ishte formacioni i Elbasanit. Në atë kohë ishte trajner Faruk Sejdini. Ai e sheh djalin dhe e vlerëson mjaft, por nuk mund të bënte asgjë për ta marrë pasi merkato e futbollit ishte e mbyllur dhe djali vazhdoi të luante me Cërrikun deri në përfundim të asaj faze.

Elbasani e kërkoi Armandon por ai bëri një zgjedhje. Vendosi të shkonte në Ersekë bashkë me disa futbollistë të tjerë. Na kishte kontaktuar kryetari i bashkisë së Ersekës për këtë gjë. Nënshkruam kontratën dhe për herë të parë Armando kishte një letër të shkruar e filloi të paguhej. Kontrata ishte 100 mijë lekë të reja dhe këto ishin paratë e para të tij nga futbolli.

Ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Ersekën por pas një viti kur duhet të vazhdonte shkollën e lartë, në Ersekë nuk kishte mundësi. Kërkova leje që djali të rikthehej në Elbasan për të vazhduar studimet. Kontrata u zgjidh me kusht që Armando të luante vetëm tek Elbasani edhe pse kishim marrë oferta nga shumë ekipe të rëndësishme si Tirana, Dinamo, Teuta, Flamurtari, Vllaznia, Laçi që ishte në atë periudhë në ndeshjet e UEFA, etj. Firmos me Elbasanin kur ishte në një periudhë krize ekonomike. Paguhet vetëm për gati dy muaj. Me Elbasanin pati edhe një incident në fushë me gjyqtarin pas anullimit të një goli për pozicion jashtë loje në një ndeshje me Laçin. Armando reagon ndaj këtij vendimi të gjyqtarit pasi ai është shumë i kujdesshëm dhe nuk del pothuajse asnjëherë “apsaq”. Dënohet për dy vjet pezullim dhe një gjobë.

Po angazhimi tek U 17 si erdhi?

Armando e kishte ëndërr kombëtaren. Qysh i vogël thoshte se do të vishte uniformën e kombëtares. Ai mban numrin 10 që ka lidhje sërish me Maradonën dhe këtë numër nuk e ka ndërruar. Shkojmë në fazën e seleksionimit për të rinjtë e kombëtares. Përzgjedhjet bëhen në bazë të vitit të lindjes dhe në atë periudhë ishte viti 90-të ndërsa Armando është i vitit 1991. Pyes nëse mund të futej në fazë seleksionimi për shkak të moshës dhe djali luan. Ka pasur uniformën e bardhë. Kur përfundon gara, afrohem të pyes si shkoi dhe Armando ishte i pari që kishte marrë pikët maksimale.

10419539_1008776902484984_854284902040889213_n (1)

Vendimi u apelua por u zvarrit disa kohë. Koha nuk priste për të. U angazhua me Kievon kur vazhdonte gjykimi këtu. Kur përpjekjet tona vazhdonin këtu me Federatën, ai vendos të kthehet por rrugës merr një telefonatë. Në Lokarno të Zvicrës kërkohej një sulmues dhe niset për atje. Pas shumë përpjekjeve vendimi i apelit e hedh poshtë pezullimin për dy vjet. Ishte vetëm 19 vjeç e disa muaj kur mbërrin në Lokarno. Në këtë moshë nuk i jepeshin shumë mundësi nga trajneri, por gjithçka ndryshon kur ai angazhohet në një ndeshje miqësore ku edhe shënon gol. Në një ndeshje tjetër ai përpiqet të bëjë një finte që nuk rezulton e suksesshme dhe trajneri i jep vërejtje. I kërkon të luajë vetëm disa minuta si mundësia e vetme për të treguar kush ishte. Ishte mundësia e vetme e tij. Luan dhe shënon dy gola. Kështu u kthye golashënuesi i i mirë në Lokarno. Shkon për një vit e gjysmë në Lugano duke u bërë edhe atje golashënuesi më i mirë. Vlerësohej shumë dhe e ndjente veten lider por duhet të ecte më tej.

Fillon të përfaqësohet nga një menaxher i rëndësishëm zviceran dhe nga Lugano transferohet në Zyrih. Këtu kishte më shumë racizëm, më shumë konkurencë, sidomos me rusët. Armando vazhdon të japë maksimumin por nga ky sforcim në një ndeshje këput ligamentet e gjurit. Vazhdon lojën edhe për 7 minuta të tjera me ligamente të këputura. Armando nuk dorëzohej lehtë. Operohet dhe pasi rekuperon në një kohë rekord për 5 muaj, kërkon të kthehet në lojë. Mjekët nuk e lejojnë dhe angazhohet tek ekipi i 21-vjeçarëve të Zyrihut, të cilin me golin e tij e shpëton nga dalja nga kategoria.

Si shkoi më pas me Zyrihun?

Armando vazhdoi të luante. Zyrihu mori një rus sulmues. Fakti që Armando u angazhua në kombëtare dhe Shqipëria do të luante me Zvicrën filloi të ndikonte edhe tek lojtarët tanë. Nuk po angazhoheshin më si më parë dhe po qëndronin në stol. Armando kërkoi vetë largimin pasi nuk po luante. Ata nuk pranojnë por e huazojnë tek Vaduci, një ekip në fund të kategorisë. Armando kthehet në golashënuesin më të mirë dhe arrin ta shpëtojë këtë ekip nga rënia ndërkohë që Zyrih bie vetë nga kategoria. Kjo sjellje ishte një arsye më shumë pse Armando duhet të shënonte ndaj Zvicrës.

Kush është shoku më i mirë i Armandos në kombëtare?

Roshi është shoku më i mirë i tij. Ai ka një komunikim shumë të mirë me të gjithë por me Roshin është më shumë i lidhur. Natyra e Armandit është shumë e hapur. Ka një komunikim shumë të mirë me të gjithë.

11427354_1128259857203354_5020922067688710363_o

Ju jeni një familje sportistësh. Si e shikoni të ardhmen e futbollistit më të ri, Sherit?

Sheri është në ekipin tim dhe nuk kënaqem asnjëherë me lojën e tij, por kolegët më thonë se është më i mirë se i madhi. Kam dëshirë që edhe ai të ikë sapo të mbushë moshën, jo se i ka hapur i madhi rrugën, por ai të hapë rrugën e tij dhe të arrijë suksesin e tij në futboll. Mendoj se zgjidhja është angazhimi jashtë Shqipërie që të bëhet një pikë e fortë për të ardhmen e futbollit në Shqipëri. Po rriten shumë talente sot. Po vjen një brez shumë shumë i mirë që të ngrenë futbollin, të nderojnë kombin tonë dhe pjesëmarrje të tilla në europian apo botëror të mos jenë historike por një traditë që do të sjellë rezultate. /tesheshi.com/

Related Posts

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Next Post
Ministri Agani i kërkon kryetarit të Zveçanit të ndërpritet ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”

Ministri Agani i kërkon kryetarit të Zveçanit të ndërpritet ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”

VMRO-së i ikën “truri” i partisë: Jep dorëheqjen zv.kryeministri Zoran Stavrevski

VMRO-së i ikën “truri” i partisë: Jep dorëheqjen zv.kryeministri Zoran Stavrevski

Babai më i mirë në botë: plotë humor

Babai më i mirë në botë: plotë humor

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni