Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INTELIGJENCA/ Avancat e industrisë ushtarake turke: një betejë dhe me spiunët

Në kontekstin e arritjeve të industrisë turke të mbrojtjes, përparimi i së cilës përshkruhet si i madh dhe i dukshëm në këtë fushë, kjo industri përballet me një lloj sfide tjetër.

Bëhet fjalë për spiunim në projektet e saj, të cilat kanë filluar të ngacmojnë disa vende dhe kompani të angazhuara në prodhimin e armëve.

Forcat turke të sigurisë arrestuan të martën gjashtë vetë në një operacion sigurie në kryeqytetin Ankara, me akuzat e rrjedhjes së informacionit te kompanitë e huaja në lidhje me projektet e industrisë së mbrojtjes.

Zyra e prokurorit të shtetit tha në një deklaratë se “shërbimi i inteligjencës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë në Ankara, bastisën vendet e gjashtë të arrestuarve”.

U theksua se “arrestimi u bë pas një hetimi njëmujor dhe se një nga të arrestuarit ishte drejtor në një nga projektet e industrisë turke të mbrojtjes”.

Në mes të dhjetorit, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione ndaj Zyrës së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë dhe zyrtarëve të saj, më së shumti ndaj kreut Ismail Demir.

Por Demir theksoi se sanksionet vetëm do të rrisin këmbënguljen e kolegëve të tij dhe të tijën personale në arritjen e vetë-mjaftueshmërisë, veçanërisht në armët strategjike.

Demir tha më herët se Turqia kishte arritur të shpikë shumë pajisje dhe teknologji lufte me diapazon të gjerë, pavarësisht nga një bllokadë “e fshehur dhe e hapur”.

Kompania turke elektronike ushtarake ASELAN u themelua në 1975, me synimin për të siguruar pajisje ushtarake komunikimi për ushtrinë, në mënyrë që ta mbrojë atë nga çdo operacion i mundshëm spiun për shkak të përdorimit të pajisjeve të komunikimit nga vendet e tjera të huaja.

Sot, kjo kompani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të sistemeve të mbrojtjes në vend.

Një burim sigurie deklaroi se gjashtë spiunë kishin punuar për një vit dhe se forcat e sigurisë kishin gjetur sasi të mëdha valutash, përveç materialeve dixhitale, gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre dhe vendet e punës.

Një burim sigurie konfirmoi për Al Jazeera-n se të arrestuarit “ofruan informacione të rëndësishme për kompanitë kryesore perëndimore në industrinë e mbrojtjes”.

“Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim, në të cilin të pandehurit po merren në pyetje në lidhje me natyrën e këtij informacioni dhe sa i rrezikshëm është ai.”

Ai përjashtoi mundësinë që ata të kishin dalë me sekrete të rrezikshme që mund të ndikonin në rrjedhën e vetë punës dhe disa nga karakteristikat që e bëjnë industrinë e mbrojtjes turke të spikasë.

Ai theksoi se “ky operacion spiun nuk është i pari, sepse spiunët janë arrestuar më parë, dhe se shërbimet e inteligjencës janë të kujdesshme kur bëhet fjalë për këto gjëra”.

Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake në Ministrinë Turke të Mbrojtjes, Ismail Hakki, tha se vendi i tij ka kundërshtarë, armiq dhe rivalë sepse “është normale të jesh një shënjestër, veçanërisht në drejtim të industrisë së mbrojtjes, e cila po arrin sukses të dukshëm, i cili shqetëson fuqitë perëndimore dhe rajonale”.

Hakki i tha Al Jazeera-s se “kompanitë turke në industrinë e mbrojtjes kanë thyer rekorde për sa i përket shitjeve në vitin 2020 krahasuar me konkurrentët në skenën ndërkombëtare”.

“Kjo i bën konkurrentët të përdorin të gjitha mjetet për të gjetur informacion në lidhje me projektet tona në mënyrë që t’i ngadalësojnë ato dhe t’i prishin ato.”

“Nëse provohet se qeveri të caktuara qëndrojnë pas këtij spiunazhi, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e Ankarasë me ato qeveri në interes të të cilave u krye spiunimi. Sidoqoftë, qeveria nuk vepron impulsivisht në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare dhe nuk bën lëvizje të pamatura,” shtoi Hakki.

Arrestimet e fundit nuk ishin të parat e këtij lloji dhe u paraprinë nga operacione të tjera spiunazhi në vitet e fundit:

“Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë dënoi një punonjës lokal në Konsullatën e SHBA në Stamboll me më shumë se pesë vjet burg me akuzat e spiunazhit dhe ndihmën e organizatës së imamit Fethullah Gulen. Prokuroria e shtetit e Stambollit thirri shtetasin turk Canturk bazuar në dëshminë e Metin Topuz, një tjetër punonjës i konsullatës amerikane, i cili u arrestua me akuzat e “shkeljes së Kushtetutës, spiunazhit dhe përpjekjes për të përmbysur qeverinë turke”.

Në të njëjtin muaj, gjykata urdhëroi arrestimin e palestinezit Ahmed al-Astal, nën akuzat e spiunimit për Emiratet e Bashkuara Arabe. Astal përcolli në Emirate informacion mbi zhvillimet në politikën e brendshme dhe të jashtme të Turqisë dhe marrëdhëniet e saj me botën, me përgatitjen e një raporti mbi përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

Në qershor të vitit të kaluar, autoritetet arrestuan katër spiunë që punuan për Francën, sipas gazetës turke Sabah. Sipas hetimit të gazetës, të katër të pandehurit po mblidhnin informacion mbi aktivitetet e brendshme të shoqatave “konservatore”, tha Drejtoria për Çështjet Fetare dhe institucionet e industrisë së mbrojtjes. Në hetim thuhet se të dyshuarit kishin falsifikuar letërnjoftime, të cilat përdoren ndryshe nga agjentët e agjencisë së inteligjencës, ndërsa ata pretenduan se po mblidhnin informacione për ISIL-in.

Në prill 2019, një gjykatë në Stamboll urdhëroi arrestimin e dy personave nën akuzat e spiunazhit në favor të Abu Dhabit. Gjykata tha se ndalimi i dy të arrestuarve, njëri prej të cilëve u identifikua si Zaki Y.M. Hassan më vonë vdiq në burg nën akuzat e “spiunazhit politik, ushtarak dhe ndërkombëtar”.

Në maj 2018, gjatë patrullimit, rojet e kufirit arrestuan togerin grek Aggelos Mitretodis dhe rreshterin Dimitros Kouklatizs në zonën kufitare të Pazarkulas me Greqinë, e cila i përket Edirnesë. Një gjykatë në Edirne vendosi që ushtarakët grekë të burgoseshin nën akuzat e “përpjekjes për spiunazh ushtarak dhe hyrjes në një zonë të ndaluar ushtarake”.

Në dhjetor 2016, pastori amerikan Andreë Brunson u arrestua për akuzat e spiunazhit dhe krimeve të kryera në interes të Gulenit dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilat Turqia i përshkroi si “organizata terroriste nën maskën e autoritetit fetar”, si dhe për bashkëpunimin me ta pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për qëllimet e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts