Auto Dak
Auto Dak

ANALIZË/ Ç’mesazhe mbajnë dhe ç’paralajmërojnë sulmet ndaj naftës saudite?

Edhe pse autorësia e sulmit mbi dy objekte të rëndësishme të kompanisë saudite të naftës Aramco është ende i panjohur, dhe ku aludimet shkojnë të milicia Huthi në Jemen dhe Irani, një fakt është i qartë: potencialet e naftës në Lindjen e Mesme janë të ekspozuara ndaj sulmeve të armatosura. Administrata Trump ka filluar të imponojë sanksione ekonomike ndaj Iranit, të cilat synojnë goditjen e eksporteve të naftës në këtë vend, duke e privuar kështu nga të ardhurat parësore. Pavarësisht nëse është apo jo përgjegjës për këto sulme, Irani megjithatë ka përfituar prej tyre: sulmet kanë treguar cenueshmërinë e infrastrukturës saudite dhe potencialin për të prishur tregun global të naftës.

Pra, pavarësisht se kush është përgjegjës, është fakt se ai përdori forcë për të sulmuar objektet e naftës për qëllime politike: nëse bëhet fjalë për lëvizjen Huthi, kjo strukturë militare jemenase detyron kështu botën që të kthejë sytë te fushata ajrore saudite saudite në Jemen;e nëse është Irani pas sulmeve, mesazhi i drejtohet Presidentit Trump përpara vitit zgjedhor se sa i ndjeshëm është tregu global i naftës për të ndryshuar.

Kush është fajtor për sulmin?

Sulmi i fundit nuk është i pari i këtij lloji. Në vitin 2006, al-Kaeda kreu një sulm vetëvrasës të dështuar në Abqaiq me eksploziv të ngarkuar në një automjet. Në vitin 2012, një fabrikë në Khurais iu ekspozua një sulmi kibernetik pas një hakerimi ku u dyshuar se qëndron Irani. Kohët e fundit, të dyja komplekset janë shënjestruar nga sulmet ajrore, duke ndërhyrë në shpërndarjen e naftës saudite dhe rolin e saj si një prodhues thelbësor në botë, e rjedhimisht në rritjen e çmimit për fuçi.

Ekzistojnë katër skenarë që përfshijnë fajtorin dhe burimin e sulmit: që huthinjtë vepruan sipas gjykimit të tyre; se ata vepruan me një urdhër iranian; që Irani kreu sulme nga territori irakian duke përdorur milicitë shiite të Irakut; se sulmi u krye direkt nga Irani.

Fakti që ekzistojnë katër skenarë tregon se sa amorfe janë bërë konfliktet e Lindjes së Mesme sot. Më 16 shtator 1987, një raketë e prodhuar nga Kina goditi një cisternë nafte Kuvajti nën mbrojtjen e SHBA. Kishte pak dyshim se Irani kishte nisur një raketë dhe SHBA nuk ngurroi të hakmerret. Në 1987, konflikti përfshiu katër shtete kombe: Irani pushtoi Kuvajtin për të ndihmuar financiarisht Irakun në luftën e tij kundër Iranit, dhe Shtetet e Bashkuara anuan me Kuvajtin dhe Irakun.

Huthinjtë me siguri kanë një motiv për sulmin e fundit. Për sa i përket aftësive teknologjike, majin e kaluar, kjo milici morri përgjegjësi për sulmet me dron mbi një tubacion nafte në perëndim të Riadit, duke demonstruar kështu aftësi ushtarake. Droni fluturoi më shumë se 800 km thellë në territorin saudit.

Ndërkohë, Irani mund të ndikojë në një numër aktorësh jo-shtetërorë në konflikte me intensitet të ulët me Arabinë Saudite dhe SHBA.

Për të mohuar përgjegjësinë e vet, Irani mund të përdorë kukullat e tij si Hezbollah, Huthi, si dhe milicinë shiite në Irak, duke i trajnuar se si të kryejnë sulme të sofistikuara me rreze të gjatë veprimi. Duke përdorur këta aktorë jo-shtetërorë, një vend si Irani mund të ndikojë në çmimin global dhe politikat e Organizatës së Vendeve eksportuese të naftës.

Çmimi i naftës

Arabia Saudite përbën 10 përqind të rezervave të naftës në botë, ku me sulmin e fundit prodhimi u përgjysmua. Sulmi erdhi në një kohë kur kompani shtetërore Aramco, ishte në një proces të lëshimit të një oferte publike për shitje të aksioneve të saj.

Edhe pse administrata Trump e ka akuzuar Iranin se ka në shënjestër jo vetëm Arabinë Saudite, por edhe tregun global të naftës, kompanitë amerikane të naftës do të përfitojnë nga një rritje e çmimit për fuçi. Rusia, ekonomia e së cilës gjithashtu vuan nga çmimet e ulëta të naftës, do të përfitojë. Pas sulmit, çmimet e naftës u rritën më shumë se 10 përqind. Kina është në humbje sepse importon pjesën më të madhe të naftës së saj nga Gjiri, duke humbur 1.1 miliardë dollarë për çdo dollar që rritet çmimi i naftës për fuçi.

Në shikim të parë mund të duket se si SHBA ashtu dhe Arabia Saudite nuk kanë asnjë interes për të zgjidhur situatën sepse ato kanë shumë përfitime financiare. Por ndërsa ndërmarrjet e mëdha të naftës amerikane do të përfitojnë mirë nëse rritja e çmimeve të naftës nxit një recesion, kjo do të dëmtojë shanset e Trump për rizgjedhje.

Shkatërrim i sigurt reciprok

Në atë që quhet ndryshe dhe “Luftë e Ftohtë” Saudi-Iran, asnjëra prej të dy vendeve nuk sulmoi infrastrukturën e naftës së tjetrit nga frika e shkatërrimit të ndërsjelltë ë lidhet me produktin e tyre kryesor të eksportit. Megjithatë, pasi sanksionet amerikane kanë ulur ndjeshëm aftësinë e eksportit të Iranit, Teherani nuk e ka më atë frikë. Nëse Irani është në shënjestër të Shteteve të Bashkuara, Teherani ka pak për të humbur duke sulmuar infrastrukturën e naftës saudite. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts