Auto Dak
Auto Dak

VIDEO/ Amerikanët, mesazh shqiptarëve: njihuni me SPAK-un, ja si do godasë “të paprekshmit”

Në vijim të mesazheve se Reforma në Drejtësi ka mbështetje, sponsorizim dhe bekim amerikan, Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë videon e radhës, ku në formë grafike paraqet detajet e formimit dhe funksionit të SPAK-ut, asaj strukture që mendohet se do u “vjen hakut” njerëzve të pushtetshëm ndër vite që janë zhytur në korrupsion apo vepra të tjera me karakter penal.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta?

Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, shkruhet në sqarimin e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë, ku më pas vjen videoja përkatëse. /tesheshi.com/ 

Çfarë është Reforma në Drejtësi – SPAK

🇦🇱️ | Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | In our previous video, you learned about the Constitutional Court. This week, we will talk about the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, or SPAK for short. Why do we need the SPAK and how will this institution prosecute cases of corruption at the highest levels? Learn how SPAK will be an independent, non-politicized body that will investigate and prosecute all the “untouchables” of Albania, including current and former high-level officials. #WhatisJusticeReform #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, August 19, 2019

auto pjese dak

Related posts