Auto Dak
Auto Dak

Ambasadori Borschardt, dy fjalë për shpalljen “non grata” nga Meta

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt, i shpallur “non grata” nga presidenti Meta, nuk ka dashur ta komentojë gjerë e gjatë aktin e presidentit kundrejt tij, i pari i këtij lloji në post-komunizëm.

Ai, përballë interesit të madh gazetaresk sapo ka dalë nga selia e PD-së, aty ku ka qenë duke biseduar për pjesëmarrjen në tryezën e reformës zgjedhore, u lut për ta lenë të qetë.

“Më lini të qetë”, tha Borschard, duke shtuar, politikisht, në vetmin reagim ndaj Metës, se “OSBE organizatë legjitime në Shqipëri.

Meta ia ndaloi hyrjen në Presidencë, me arsyetimin se ai ka injoruar dekretin presidencial mbi anullimin e 30 Qershorit, dhe se u ka nxjerrë gishtin e mesit protestuesve të “Astirit”. /tesheshi. com/

   

auto pjese dak

Related posts