Auto Dak
Auto Dak

Alarmohet Meta: Shpopullimi i Shqipërisë, zgjidhja te kushtet e Bundestagut(!)

Presidenti Meta ka përcjellë një mesazh alarmues për atë që e konsideron kërcënim për Shqipërinë që sipas tij po i vjen nga shpopullimi. E sipas tij, zgjidhja gjendet te kushtet e Bundestagut.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta.

Reagimi i tij vjen pas një raporti të fundit të OKB-së, ku, duke iu referuar trendit të sotëm, Shqipëria në vitin 2100 nuk do të ketë më shumë se 512 mijë banorë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts