Auto Dak
Auto Dak

Alarmi: 179 milionë hektarë sipërfaqja e kultivuar me OMGJ, Brukseli voton sërish

Larmia e produkteve të modifikuara gjenetikisht ka pësuar rritje për shkak të risive shkencore, ndërsa kultivimi i bimëve OMGJ humbet terren e kjo është hera e parë që ndodh që kur inxhinieria gjenetike “u martua” me bujqësinë në vitin 1996. 181 milionë hektarësh të kultivuar në vitin 2014 tashmë janë reduktuar në 179 milionë në vitin 2015, duke rënë me gati 1 për qind. Raporti i shërbimit ndërkombëtar për blerjen e aplikimeve agro-biotech, ia atribuon këtë rënie pjesërisht thatësirës në Afrikë dhe rënies së çmimeve të produkteve bujqësore.

omgj

Por nëse produktet OMGJ sot kanë arritur nivelin çati është edhe sepse kundërshtia e konsumatorëve po ndjehet në shumë vende të botës dhe legjislacionet – si në Europë – janë shpesh të pafavorshme. “Zhvillimi i kultivimeve të reja të OMGJ-ve , shpjegon raporti, kushton sot 135 milionë dollarë, 35 nga të cilët janë shpenzime për shkak të rregullave kufizuese. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo është pengesa kryesore e përshtatjes së kulturave të reja”.

Pavarësisht frenimit të vitit 2015, avancimi i bimëve gjenetikisht të modifikuara në 20 vjetët e fundit ka qenë një galop i vërtetë. Në vitin 1996, kur këto produkte mbërritën për herë të parë në raftet e konsumatorëve, kultivimi ishte në 1.7 milionë hektarë: sot në këta hektarë janë rritur bimë rreth 20 herë e janë përdorur nga 18 milionë qytetarë në 28 vende të botës.

Sipas llogaritjeve të ISAA-s, sipërfaqja e përgjithshme  e kultivuar me bimë gjenetikisht të modifikuara nga 1996 është sot e barabartë me dyfishin e sipërfaqes së Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të marra së bashku. Vitin e kaluar, fronti i inxhinierisë gjenetike ka regjistruar edhe të reja të rëndësishme, si miratimi nga ana e administratës së medikamenteve dhe ushqimit (autoriteti amerikan që kontrollon ushqimin dhe ilaçet) i kafshës së parë gjenetikisht të modifikuar për konsum nga njerëzit – një salmon në gjendje të rritet shumë më shpejt se normalisht – si dhe tregtimi, gjithnjë në SHBA, i mollës që nuk nxihet kur pritet.

Pavarësisht disa fushatave luftarake të ambjentalistëve, refuzimit të disa ndërmarrjeve ushqimore për të përdorur produkte të tilla dhe debatit të brendshëm për vendosjen e etiketës që tregon se ka përbërës OMGJ në ushqime, në Shtetet e Bashkuara tashmë 90 për qind e pambukut, sojës dhe misrit ka pësuar ndryshime të ADN-së.

Reduktimi i kultivimit është përqëndruar në shtetet e industrializuara: më pak se 3 për qind. Në vendet në zhvillim ka pasur në të kundërt, një rritje të lehtë të kultivimit gjenetikisht të modifikuar, më shumë se 1 për qind e sot sipërfaqja përfaqëson më shumë se gjysmën e arave të botës, rreth 54 për qind. Vetëm tre vende, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Argjentina kultivojnë më shumë se tre të katërtat e sipërfaqes me bimë të modifikuara gjenetikisht në të gjithë planetin.

Të paktën, 85 prodhime të reja, sipas agjencisë, janë të testuar dhe janë të gatshëm për hedhjen në treg, mes të cilëve një lloj misri më rezistent ndaj mungesës së ujit që duhet të shkojë vitin e ardhshëm në Afrikë. Shpikja e një teknologjie të re të kopjimit dhe ngjitjes së ADN-së, e quajtur Crispr, premton ta bëjë modifikimin e gjeneve të bimëve edhe më të shpejtë.

Në Bruksel, ndërkohë, pritet të votim i ri për autorizimin e glifosatit në Europë. Herbicidi më i përhapur në botë shpesh përdoret në shoqërim të kultivimit të OMGJ-ve. Sipas agjencisë së organizatës botërore të shëndetësisë që merret me kërkimet mbi tumoret, glifosati me gjasa është kancerogjen për njerëzit. Por në këtë pikë, EFSA, autoriteti europian për sigurinë ushqimore ka mendim të kundërt. Ndeshja e opinioneve ka bllokuar diskutimin në muajt e fundit. Vota e parlamentit nuk pritet të jetë detyruese për Komisionin, që do të vendosë në muajin gusht.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts