Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Aksident llahtarë: si mund të mbijetosh nga një i tillë?! (video)

Një aksident llahtarë ka ndodhur në Brampton (Kanada), por ja që njeriu në timon, krejt pabesueshëm, mbijetoi mrekullisht.

Automjeti gati s’njihej, një BMW 1 Series Coupe. Vërtet e pabesueshme: drejtuesi 28-vjeçar shpëtoi vetëm lëndime të lehta. Ai u transferua në spital nga ku u la i lirë menjëherë pas ekzaminimit.

Sidoqoftë, gjatë daljes nga spitali, ai u prit nga oficerët e policisë dhe u arrestua për ngarje të rrezikshme. Gjatë hetimit, u përcaktua se 28-vjeçari tejkaloi kufirin e shpejtësisë, por gjithashtu bëri manovra të shumta të rrezikshme që rezultuan në humbjen e kontrollit mbi makinën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts