Auto Dak
Auto Dak

Akademik Ali Aliu merr Çmimin Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

Prishtinë – Akademik Ali Aliu është nderuar të martën me Çmimin Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.

Çmimi që i është dhuruar nga kryeministri Isa Mustafa, është ndarë nga juria profesionale, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa poetit Nexhat Halimi i është ndarë Çmimi Vjetor për Letërsi për librin më të mirë me poezi, i “Kaq vetëm Fedorë”, e ndërkaq, Çmimi Vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë i është ndarë studiuesit dhe shkrimtarit Osman Gashi, për veprën “Letërsia dhe miti”.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, i është ndarë profesorit të gjuhës frënge Masar Stavileci, për përkthimin e veprës “Neveria” të autorit e filozofit francez Jean Paul Sartre.

Ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore për letërsi për vitin 2014 është organizuar nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e kremtimit të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./TeSheshi.com/

auto pjese dak

Related posts