Auto Dak
Auto Dak

ZGJEDHET/ A janë këto “minutat e fundit” të Netanjahut në pushtet? Faktori palestinez: nuk ka rëndësi!

Një ditë përpara zgjedhjeve të dyta brenda gjashtë muajsh, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lufton për jetën e tij politike.

Udhëheqësi me shërbimin më të gjatë përballet me aktakuza në tri raste korrupsioni, ndërsa partia e tij e djathtë Likud nuk ka arritur të shënojë sa duhet në sondazhet e opinioneve. Përpara tij qëndron rivali kryesor, ish-shefi ushtarak Benny Gantz, lideri i partisë “Blu e Bardh”.

Në përpjekje për të mbështetur votuesit djathtistë, Netanyahu u zotua të aneksojë rreth 30 përqind të Bregut të okupuar Perëndimor, nëse ai fiton. Ai gjithashtu tha se do të kërkonte të zbatonte “sovranitetin e Izraelit mbi të gjitha komunitetet hebraike”, një referencë kjo për vendbanimet e paligjshme izraelite.

Masa kontroverse e cila mund të bëhet realitet pas zgjedhjeve të nesërme, ka ngritur shqetësime te liderët politikë palestinezë.

Zyrtarë të lartë nga këta të fundit në Ramallah, reaguan me zemërim të papritur. Zyrtari i Organizatës së Çlirimit të Palestinës (PLO) Hanan Ashraui, akuzoi kryeministrin izraelit për “jo vetëm shkatërrimin e zgjidhjes dy-shtetërore”, por edhe “shkatërrimin e të gjitha shanseve për paqe”.

Hamas, nga ana tjetër, tha se synimet e Netanyahut “as nuk ndryshojnë realitetin dhe as nuk e ndalojnë rezistencën e popullit kundër okupimit dhe skemave izraelite”.

Autoriteti Palestinez (PA), i cili kërkon një shtet në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Gazën, si pjesë e një zgjidhjeje për konfliktin Palestinë-Izrael, nuk e ka fshehur dëshirën për të parë përmbysjen e Netanjahut.

Edhe Hamas, i cili administron Rripin e Gazës, po menaxhon sfidat e veta, veçanërisht në lidhje me kushtet në territorin e bllokuar.

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniya thotë se “çështjet e brendshme të Izraelit nuk ndryshojnë as qëllimet dhe as veprimet e tyre”.

Ndërsa partia “Blu e Bardh” është përshkruar nga disa analistë si një Likud i dytë, udhëheqja e palestineze sheh më shumë benefite në rast të koalicionit mes partisë së Meretz dhe ish-kryeministrit Ehud Barak.

“Të gjithë kandidatët e mundshëm – me përjashtim të listës së përbashkët natyrisht – nuk pranojnë të pranojnë ose të flasin për dy shtete. Palestina dhe Palestinezët thjesht nuk janë çështje për ta”, thonë zyrtarë nga PA-ja.

“E vetmja gjë për të cilën ata do të pritet të negociojnë janë njoftimet e aty-këtushme, lejet e hyrjes, disa marrëveshje ekonomike – në thelb kushtet e burgimit dhe assesi liria dhe çlirimi.”

Edhe në rast të akordit për një qeveri të re të koalicionit – liderët dhe fraksionet palestineze do të përballen me vendime të vështira për mënyrën e menaxhimit të pasojave, përfshirë miratimin e mundshëm të një “plani paqeje made in USA”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts