Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Zjarret në verë ishin të qëllimshme, u dogjën gati 1600 hektarë pyje dhe kullota

Nga te Sheshi
13/08/2017
në Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Zjarret në Shqipëri tërheqin vëmendjen e CNN dhe Time: janë përhapur gjithandej… (Foto)

Nga Lindita Çela/BIRN

Mijëra hektarë  pyje, shkurre dhe kullota janë shkrumbuar në mbarë vendin në muajin gusht dhe vetëm gjatë  72 orëve të fundit numërohshin 19 vatra zjarri, ku më i rrezikshmi konsiderohej zjarri i rënë në afërsi të tunelit të Kërrabës, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.

Flakët kanë përpirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh edhe në zonat e mbrojtura ndërkohë që punonjësit e emergjencave civile ankohen se punojnë me mjete të papërshtatshme dhe me një personel të pa trajnuar e të vogël në numër.  Efektivë të zjarrfikësve i thanë BIRN se në të shumtën e rasteve ata  janë të detyruar të shkojnë në operacione  në zonat që nuk janë nën administrimin e tyre.  Për shkak të terrenit malor dhe prodhimit të vjetër të makinave zjarrëfiks, mjetet  në shumë rasteve i lënë në rrugë, pa arritur destinacionin.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit i thanë BIRN se vetëm 17 % e territorit pyjor administrohet prej  tyre ndërsa pjesa tjetër prej pushtetit vendor, ndërkohë që gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve kanë konstatuar që shumica e bashkive nuk kanë ngritur drejtoritë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.  Me reformën e re administrative shërbimi i zjarfikses është në kompetencë e pushtetit vendore, ndërkohë që situata e rëndë ka bërë që të përfshihen forcat e ushtrisë dhe  efektivë të policisë së shtetit.

Përgjatë 1 muaji në operacionet e shuarjes së zjarrit janë përfshire mbi 2800  ushtarakë,  helikopterë dhe avionë të posaçëm  të ardhur nga Greqia.

Në mbarë vendin janë regjistruar 87 vatra zjarri, ndërkohë që Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, deklaron se të shumtën e rasteve zjarrvënia është e qëllimshme.

Policia e shtetit ka arrestuar 17 perona si të dyshuar për zjarrvënës të qëllimshme ndërkohë që ka proceduar  në gjendje të lirë 8 të tjerë.

Mijëra hektarë të shkrumbuar

Sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, shkurresh, kullotash janë përpirë nga flakët ndërkohë që institucionet shqiptare nuk deklarojnë shifra përmbledhëse mbi sipërfaqen totale të shkrumbuar. Rasti i parë i zjarrit gjatë këtij sezoni u konstatuat 40 ditë më parë në Parkun Kombëtar të Lurës.

Raportimet e  Ministrisë së Brendshme janë periodike sa i përket vatrave të zjarrit dhe pasojave të shkaktuara, ndërkohë  që Ministria  e Mbrojtës ka angazhuar në këtë betejë rreth  40 % të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.

BIRN mblodhi dhe analizoi të gjitha deklaratat periodike të  Ministrisë së Brendshme,  që nga 1 Korriku deri më 11 Gusht 2017.

Referuar këtyre të dhënave, rezulton se sipërfaqja e djegur është 1582.05 hektarë pyje -përfshirë pisha, ah, shkurre dhe kullota.  Qarqet më të prekura janë Tirana, Shkodra, Gjirokastra  dhe Vlora.

Ndërsa sipas sistemit të monitorimit të zjarrit ‘European Forest Fire Information System, i cili është pjesë e sistemit ‘Copernicus’ të emergjencave civile të krijuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri gjatë vitit janë djegur 15,228 hektarë pyje dhe kullota dhe janë regjistruar 87 vatra  zjarri – 10 herë më e madhe

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i tha BIRN se gjendja e zjarreve në vend mund të konsiderohej kritike por ai shtoi se situata është nën kontroll dhe efektivave të  zjarrfikësve u kanë ardhur në ndihme dhe forcat e ushtrisë si dhe helikopter  nga vedet fqinje.

Zjarret kanë prekur dhe zonat e mbrojtura dhe Parqet Kombëtare, ku për periudhën Janar-Korrik 2017, ka pasur 15 raste të rënies së zjarrit dhe mbi 500 hektarë pyje të djegur.

Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i tha BIRN se gjendja është kritike dhe se në të shumtën e rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme.

“Nuk duhen përjashtuar dhe rastet aksidentale por na rezulton se të shumta janë rastet ku kemi të bëjmë me zjarrvënës të qëllimshme,” tha Xhaxhiu.

“Janë barinjtë apo dhe njerëz që për arsye të ndryshme i vënë flakën hapësirave të gjelbërua për të përfituar sipërfaqe toke të lirë,” shtoi ai.

Në mbarë vendin 17 persona janë arrestuar me akuzën e vendosjes së qëllimshme të zjarreve dhe  8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Kodi penal shqiptar parashikon masa të rënda dënimi për vendosjen e qëllimtë të zjarrit në pyje. Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Sipas Xhaxhiur një zbatim më i mirë i ligjit dhe denoncimi i rasteve të qëllimshme të zjarrvënës do minimizojë pasojat shkatërruese të zjarreve në vend.

Megjithëse Ministria e Mjedisit menaxhon vetëm 17% të territorit pyjor në vend, ku për shkak të zbatimit të reformës administrative territoriale pyjet dhe kullotat i kaluan pushtetit vendor, Xhahiu thotë se gjatë inspektimeve ka konstatuar se një pjesë e mirë e bashkive nuk kanë marrë masa për ngritje strukturave të mbrojtjes nga zjarri.

“Konstatojmë se në të shumtën e rasteve bashkitë ende nuk kanë ngritur strukturat e tyre të menaxhimit të territorit apo siç janë edhe drejtoritë  e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.Kjo ka qenë dhe një arsyet pse pasojat e shkaktuara nga vatrat  zjarrit janë më të mëdha,” nënvizoi Xhaxhiu.

Qarqet ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, sipas deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme janë Tirana ku  janë djegur një sipërfaqe prej 202.9 hektarëv, Shkodra me 226.1 ha të djegura, Vlora me një sipërfaqe prej 454.6 hektarë të djegur dhe  Gjirokastra me 111.55 hektarë.

Bashkia Tiranë dhe Shkodër nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi masat e marra nga ana e tyre për ndërtimin e stukuarve të Mbrojtës së zjarrit.

Ndërsa problematika e menaxhimit strukturave vendore pranohet nga drejtuesit e zjarrfikësve në Gjirokastër dhe Vlorë.

Drejtori i kabinetit të bashkisë Gjirokastër Entela Bani, i tha BIRN se në këtë qark është ngritur shtabi i emergjencave ku është instruktuar personeli për vëzhgimin e zonave, kryesisht për zonat e mbrojtura, si Qendra Historike e Gjirokastrës . Nga agjencitë në varësi të bashkisë, si Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Agjencia e Shërbimeve Bujqësore, Mjedisore e Veterinare janë ngritur grupe vullnetarësh, të cilët janë trajnuar pranë MZSH Gjirokastër.

Beteja me flakët

Më 1 korrik, Policia e Shtetit lajmëroi se 2 hektarë pyje u dogjën në Lurë, në Qarkun e Dibrës. Komunikata tregonte se me mjete rrethanore u bë e mundur shuarja e vatrës së zjarrit dhe se Emergjencat Civile në bashkëpunim me struktura vendore të Mbrojtës nga Zjarri dhe Shpëtimit e kishin situatën nën kontroll.

“Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Në Lurë zjarri u shua me mjete rrethanore  ndërsa në skajin tjetër të Shqipërisë, në Gjirokastër,  makina e zjarrfikëses e nisur për ta shuar zjarrin mbeti e prishur rrugës.

Në të shumtën e rasteve flota shqiptare e zjarrëfikseve përbëhet nga makina të prodhuar para vitit 90-të dhe personeli nuk është i trajnuar mirë  për  ndërhyrjen në rastet e shuarjen e zjarrit apo dhe emergjencave civile.

“Ne si Bashki kemi në dispozicion 4 zjarrfikëse e ndodh shumë herë për shkak të terrenit dhe vitit të prodhimit të tyre që makina të na lë në rrugë. Përveç kushteve, si nxehtësia shumë e lartë dhe territorit tepër malorë,  ne  jemi të detyruar të shkojmë  në  operacione bashkive të tjera, Delvinë, Finiq apo edhe Përmet,  për shkak se këto bashki ende nuk kanë ngritur strukturat e mbrojtjes dhe ndërhyrjeve të zjarrit.”- tha drejtori i Policisë së Zjarrfikësve e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim në Bashkinë Gjirokastrës,  Kujtim Bizha.

Mungesën e personelit, teknologjisë dhe përfshirjen në operacione të bashkive fqinje e pranon dhe Fatmir Numani, i PMNZSH-së në Vlorë.

“Qendrat më të mëdha të zjarrit ne i kemi pasur në bashkinë Selenicë apo dhe Himarë ku edhe kemi ndërhyrë ndërkohë që personeli që kemi në dispozicion është  shumë i vogël për të përballuar këto situata të rënda,” tha Naumi.

Me zbatimin e reformës së re territoriale, bashkitë duhet të marrin masa për sigurimin e mbulimit të territorit me shërbim të MZSH-së, duke organizuar dhe ngritur stacione dhe shërbim zjarrfikës, të kompletuar me personel, automjete dhe teknikë zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme.

Por sipas drejtuesve të MZSH-së që BIRN foli në të shumtën e rasteve , këto drejtori kthehen në zyra punësimi për militantë dhe pak interes tregohet në investimet në teknologji, si zjarrfikëse apo dhe kostume mbrojtëse dhe trajnime të efektivave të zjarrfikëseve.

Sipas ligjit,  stacionet MZSh-së duhet të jenë në  gatishmërisë  të përhershme dhe çdonjëra prej tyre duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikëse.

Ndërsa një vendim i Këshillit të Ministrave i prillit 2017, me objekt “Për miratimin e listës së bashkive, të cilat do të ngrenë stacione të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, kërkon  që strukturat e këtij shërbimi të ngrihen pranë ccdo bashkie në rang vendi brenda vitit 2018.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë
Diplomaci

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

11/08/2022
Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?
Konflikti

Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

11/08/2022
Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?
Konflikti

Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

11/08/2022
Lajme të tjera
Politikani italian deklarata raciste ndaj emigrantëve: “kafshë, kundër tyre lejohet përdorimi armëve dhe gazi helmues”

Politikani italian deklarata raciste ndaj emigrantëve: “kafshë, kundër tyre lejohet përdorimi armëve dhe gazi helmues”

Fier, humb jetën 3-vjeçari: e përplasi një karrocë kuajsh

Fier, humb jetën 3-vjeçari: e përplasi një karrocë kuajsh

Dashamir Shehi: Berisha me të tijtë, arsyeja pse po hesht në parlament

Dash Shehi kritikon Bashën: Nevojitet reflektim, opozita s'mund të drejtohet nga një njeri

TË FUNDIT

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

2 orë Më parë
Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

3 orë Më parë
Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

3 orë Më parë
B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

11/08/2022
Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist