Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zbarkimi më i madh i NATO-s më tokën shqiptare, Rama: Kur ne ju urrenim

Nis zyrtarisht nga Porti i Durrësit stërvitja “Defender Europe 21”. më e madhja që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Rama u kujtoi atyre se si trajtoheshin ata dekada me parë.

“Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju s’duheshit lënë të shkelnit në këtë vend dhe ne u brumosëm me bindjen se jeni  e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë dhe të gjithë botës.

Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe të kësaj bote ku mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë amerikanë”, tha Rama.

“Dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe juve do tju ndodhë ajo që u ndodh  të gjithëve që u ndodh kur vijnë në Shqipëri që do të doni të riktheheni përsëri.

Vendi ynë nuk është një vend i rekomanduar për shak të stereotipeve, por kush vjen dëshiron të kthehet përsëri”, shtoi më tejk shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts