Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tradita e lashtë e gjuetisë së shqiponjave po rikthehet përsëri

Gjuetia e shqiponjave të arta është thjesht një sport argëtues dhe nuk nënkupton plagosjen apo vrasjen e tyre: shqiponjat kapen për t’u lëshuar përsëri. Imagjinoni të fusni në kurth, brenda një fije spango në gishtin tuaj, një shqiponjë të madhe vetëm për sport. Cili njeri me mendje të shëndoshë do ta bënte diçka të tillë?

Njihuni atëherë me gjuetarët e shqiponjave të arta: bürkitshiler. Emri vjen nga fjala në gjuhën kazake “bürkit” dhe luajnë me këtë sport për shekuj me radhë.

Kjo lloj tradite daton gati 4 mijë vjet përpara në kohën e dinastisë kineze Han. Falë rëndësisë që kazakët u japin traditave dhe zkoneve të tyre kanë arritur që dhe këtë traditë ta kalojnë nga gjenerata në gjeneratë.

Gjuetia kalon në tre etapa: kapja, mbajtja dhe trajnimi. Mirëpo, ditët e sotme mund të shtohet dhe një etapë e katërt: konkurimi në një festival ku gjuetarët vlerësohen sipas aftësive të tyre.

Gjuetia e shqiponjave të arta përbënte dhe një vlerë shpirtërore, pasi shpendi kthehej në një kafshë shtëpiake dhe mirëpritej në familje. Gjithashtu i shërbente pronarit duke gjuajtur kafshë të tjera për t’u ushqyer, si lepujt apo dhe kafshë për gëzofin që kazakët përdorin shpesh në rrobat e tyre tradicionale kryesisht nga dhelpra.

Tradita vazhdon të jetë e gjallë jo vetëm nga kazakët në Mongoli, por dhe në Kazakistan, në Kërgëzistan, Kinë dhe Turkmenistan. Në gusht të vitit 2015 “Washington Post” raportoi se në botë kanë mbetur vetëm  70 veta që e kanë trashëguar këtë lloj aftësie prej gjuetari, mirëpo ky numër është në rritje pasi shumë të rinjë janë të interesuar pas sportit në fjalë dhe sidomos femrat edhe pse ndeshin me paragjykime nga konservatorët. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts