Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Thellohet çarja e PD-së: deklarata anti-Basha e grupimit anti-Basha

Grupimi anti-Basha në PD, i vetëemëruar si “për PD-në”,  tha në një deklaratë se kryetari aktual s’mund të përdorë instancat e brendshme si vegla të tij.

Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit të brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak tu komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretarëve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit po të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokratëve dhe jo kryetarit”, u tha në një deklaratë nga grupimi “Për PD-në.

Ky është tregues i një tjetër thellimi përçarjeje në PD, ardhur pas humbjes së radhës, asaj më 25 prill. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts