Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Tek Kroi i Vitakut: aty ku ligjin e bën serbi me ndihmën e institucioneve kosovare. Ja se si…

Nga te Sheshi
06/11/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Tek Kroi i Vitakut: aty ku ligjin e bën serbi me ndihmën e institucioneve kosovare. Ja se si…

Nga Musa Mustafa

Nazmi Ismaili, përfaqësuesi i lagjes Kroit të Vitakut si dhe kryetar i këshillit të Veriut, është ftuar si i pandehur për t’u marrë në pyetje nga ana e Gjykatës Themelore të Mitrovicës me seli në Vushtrri, për shkak se ka dashur ta rindërtojë shtëpinë e djegur gjatë luftës në Kosovë nga ana e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe.

Deri në këtë pikë ka arritur absurdi në verin e Kosovës.

Sepse nga  ana tjetër, po në Kroin e Vitakut, janë ndërtuar 8 blloqe banesash nga ana e strukturave paralele serb, ndërkohë në këtë lagje nuk ka ekzistuar asnjë bllok banimi dhe se të gjithë banorët serbë të tyre ndërtesave janë ardhacakë dhe asnjëherë deri më tani policia e Kosovës askënd nuk e ka denoncuar në Gjykatë.

N.Ismaili

Dhe sipas Ismailit, ky është rasti i parë që policia e Kosovës denoncon dikë në gjykatë duke e bërë sefte me një shqiptar që dëshirojë ta rindërtojë shtëpinë në tokën e tij, të serbët e kanë djegur dhe shkatërruar.

“Organeve të drejtësisë u jam përgjigjur dhe u kam dhënë shpjegimet e mia se është e drejtë universale që çdo person të gëzojë pronën e tij”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai sqaron se sipas vendimeve të UNHCR-së, BE-së, UNMIK-ut dhe së fundi edhe të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës, banorët të cilëve u janë djegur dhe shkatërruar shtëpitë gjatë luftës në Kosovë, kanë të drejtë që të rindërtojnë shtëpinë pa kërkuar leje ndërtimi nga organet komunale.

“Po ju them nga këtu të gjithave institucioneve të Kosovës se banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës, janë të vendosur t’i rindërtojnë shtëpitë dhe të kthehemi në trojet dhe tokat tona”, ka thënë Ismaili.

qqq

“Të gjitha banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut, ka shtuar ai,  për t`iu ikur problemeve, kemi aplikuar për lejen ndërtimi të shtëpive në komunën e veriut të Mitrovicës, por tash e 6 muaj nuk na është kthyer asnjë përgjigjeje nga organet serbe të kësaj komune”, ka thënë përfaqësuesi i lagjes, Nazmi Ismaili.

Ai informon duke thënë se “vetëm në lagjen Kroi i Vitakut janë edhe 74 shtëpi të shqiptarëve që janë të djegura nga forcat serbe gjatë luftës. Ato duhet të rindërtohet dhe banorët të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre e jo të jetojnë nëpër bodrume e qymeze të Mitrovicës së jugut dhe tërë Kosovës duke paguar edhe qira të majme”.

Por sipas tij, policia e Kosovës në veri të Mitrovicës është duke punuar me urdhra të institucioneve paralele serbe.

“Problemin kryesor në fillimin e rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në Veri e kemi edhe nga policia e Kosovës, e cila direkt është duke punuar me urdhra të Institucioneve paralele të Serbisë që veprojnë në Kosovë”, ka akuzuar Ismaili.

Ismaili kërkon qartësim të pozicioneve të institucioneve të Kosovës rreth kthimit në veri dhe veprim konkret të tyre.

“Apeloj tek të gjitha institucionet e Kosovës që të marrin masa dhe të mos lejojë kolonizimin e veriut të Mitrovicës. Kryeministri, presidentja, ministri i Punëve të Brendshme, duhet të dalin qartë dhe të deklarojë se a janë për kthim të banorëve shqiptarë të veriut të Mitrovicës në shtëpitë e tyre të shkatërruar gjatë luftës apo jo”, ka thënë Ismali.

qq

Ai ka paralajmëruar se kështu si po ndodh, të gjithë banorët do të rifillojnë rindërtimit e shtëpive duke mos ndaluar, ndërsa që të gjitha pasojat do t`i bien mbi institucionet dhe policinë e Kosovës.

Në anën tjetër Hazir Ferati, banori kësaj lagjeje, ka theksuar se policia e Kosovës në veri të Mitrovicës është ajo që po bënë segregacion, nuk lejon rindërtimin e shtëpive të shqiptarë si dhe denoncon ata në Gjykata, ndërsa që serbët vijojnë të ndërtojë lirshëm në këtë lagje, pa patut kurrë ndonjë shtëpi aty, e për më tepër duke qenë ata që ua kanë  djegur apo rrëmbyer shtëpitë shqiptarëve. /tesheshi.com/  

Të ngjashmeLajme

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”
Sociale & Shoqëri

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28/03/2023
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë
Konflikti

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Unitet më në fund në Liban për ndryshimin e orës
Sociale & Shoqëri

Unitet më në fund në Liban për ndryshimin e orës

28/03/2023
Lajme të tjera
Opozita nis përgatitjet për protestë: NISMA njofton degët për të sjellë njerëz

Opozita nis përgatitjet për protestë: NISMA njofton degët për të sjellë njerëz

VIDEO/Bën një rreth në mes të brumit, nuk e imagjinoni se çfarë krijon me të

VIDEO/Bën një rreth në mes të brumit, nuk e imagjinoni se çfarë krijon me të

Disa përfitime shëndetësore që nuk i dini nga arrat

Disa përfitime shëndetësore që nuk i dini nga arrat

TË FUNDIT

Një racë e rrallë dhe unike e kuajve të egër në Bjellorusi

Një racë e rrallë dhe unike e kuajve të egër në Bjellorusi

21 minuta Më parë
Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

30 minuta Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

4 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28/03/2023
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist