Vangjel Tavo, kandidati socialist për Bashkinë e Himarës, aktualisht Prefekt i Vlorës, beson se do dalë fitues më 4 gusht, nmë zgjedhjet e pjesshme aty për kryetar Bashkie.
“Nuk ka sfidë që kam hyrë dhe nuk e kam fituar”, tha Tavo gjatë një prononcimi në RTSH.
Si një dropullit, ai tha se pranoi të kandidonte për Himarën prej ngjashmërisë së të dy krahinave.
“E pranova ftesën të shërbeja siç kam bërë në këto 30 vite në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha ai. /tesheshi.com/