Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PRESIONI/ Stano: Dialogu, përparësia më e rëndësishme e politikës së jashtme për Kosovën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë Peter Stano tha se dialogu me Serbinë është përparësia më e rëndësishme e politikës së jashtme të Kosovës.

Stano vlerësoi gjithashtu se përparësitë e qeverisë së Albin Kurtit janë shumë të rëndësishme për sa i përket çështjeve të brendshme.

“Kur bëhet fjalë për përparësitë e qeverisë, nuk ka garë midis tyre. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, dialogu është përparësia më e rëndësishme e politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të konsiderohet i përbashkët ose i papajtueshëm me përparësitë e tjera të përmendura nga kryeministri,” tha Stano.

Në një takim në internet me drejtuesit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë, Kurti përsëriti prioritetet e qeverisë – punësimin, reformën e sistemit gjyqësor dhe investimet.

Interesi i BE në dialogun Serbi-Kosovë u mirëprit nga ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervall, e cila vuri në dukje se Prishtina aktualisht është e përqendruar në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën gjyqësore.

Por Stano theksoi se BE pret një fokus tjetër të Prishtinës zyrtare në planin e politikës së jashtme.

 “BE dhe shtetet e saj anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim që të vazhdojnë takimet në dialog me ndihmën e BE dhe të përdorin mundësinë për t’i dhënë fund këtij procesi të rëndësishëm”, tha ai.

Stano ende nuk ka njoftuar datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm të përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, dhe shtoi se ky informacion do të publikohet në kohën e duhur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts