Dhjetëra mijëra demonstrues, përfshirë familje me fëmijë, u mblodhën të dielën, më 15 qershor, në Holandë për të shprehur kundërshtimin ndaj rrethimit izraelit të Gazës dhe politikës së qeverisë holandeze ndaj luftës, raporton Reuters.
Protesta e dytë e madhe në muajin e kaluar mblodhi, sipas organizatorëve, rreth 150,000 njerëz në Hagë.
Pjesëmarrësit ishin veshur me të kuqe për të formuar një “vijë të kuqe” simbolike kundër sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe krimeve të luftës kundër palestinezëve.
And what a red line it is!!!
The Hague, The Netherlands, now. Protest against Netanyahu’s genocide in Gaza.
Approximately 200.000 participants. #rodelijn #redline #israel pic.twitter.com/T2s5Mf1wgo
— Whispering (@AnnetinMokum) June 15, 2025
Demonstruesit kënduan, mbajtën fjalime dhe marshuan pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila aktualisht po shqyrton një padi nga Afrika e Jugut kundër Izraelit me akuza për gjenocid. Vitin e kaluar, gjykata urdhëroi Izraelin të ndalojë një ofensivë ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, dhe të lejojë aksesin në ndihmë humanitare. /tesheshi.com/