Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shpjegimi në “The Economist”: a është serbo-kroatishtja një gjuhë e vetme për katër shtete?

by te Sheshi
13/06/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shpjegimi në “The Economist”: a është serbo-kroatishtja një gjuhë e vetme për katër shtete?

Rreth 17 milionë njerëz në Bosnje, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi flasin variacione të asaj që dikur quhej gjuha serbo-kroatisht apo kroato-serbisht. Zyrtarisht, megjithatë, gjuha që dikur bashkonte Jugosllavinë, ashtu si edhe vendi, ka pushuar së ekzistuari. Në vend të saj, ajo ka tashmë katër emra: boshnjakisht, serbisht, kroatisht dhe gjuha e Malit të Zi. Por, a janë këto e njëjta gjuhë?

Si përgjigje, sipas një grupi linguistësh dhe organizatash jo-qeveritare nga katër vendet, është një “po” e fuqishme. Duke punuar në të njëjtën llogore për një projekt të quajtur “Gjuha dhe Nacionalizmi”, grupi publikoi një “deklaratë të gjuhës së përbashkët”, më 30 mars. Në këtë deklaratë, thuhej se katër gjuhët së bashku formonin një formë policentrike të gjuhës, të ngjashme me anglishten, gjermanishten apo arabishten. Ata argumentonin se ndërsa ekzistojnë dialekte të ndryshme, këto janë variacione të së njëjtës gjuhë përderisa çdokush që i flet ato, e kupton tjetrin.

Në të vërtetë, kjo i bën katër gjuhët më të ngjashme sesa dialektet e shumë gjuhëve të tjera policentrike. Autorët e konsiderojnë këmbënguljen e institucioneve arsimore dhe publike për përdorimin e vetëm njërit prej varianteve “shtypëse, të panevojshme dhe të dëmshme”. Qëllimi i deklaratës është të nxisë debatin në lidhje me gjuhën “pa prapavijë nacionaliste dhe për të kontribuar në procesin e pajtimit”, thotë Daliborka Uljarevic, përfaqësuesi për deklaratën nga Mali i Zi.

Këmbëngulja për ta quajtur serbo-kroatishten me katër emra të ndryshëm sjell absurditete të pafundme. Fëmijët që jetojnë në të njëjtin qytet në Bosnje shkojnë në të njëjtën ndërtesë shkollore por në klasa me gjuhë të ndryshme. Portali i qeverisë boshnjake publikohet në katër gjuhë: anglisht, boshnjakish dhe kroatisht që shkruhen me gërma latine, ndërsa serbishtja shkruhet me gërma cirilike. E megjithatë, politikanët e rajonit nuk kanë nevojë për përkthyes kur takohen. Kur kriminelët e luftës dalin në proces përpara Gjykatës Penale të Hagës, ata marrin shërbimet e përkthimit në dialektin e folur nga përkthyesi që qëllon të jetë në turn. Një meme që qarkulloi pafund nga Bosnja nënvizon absurditetin: në të duket një paketë cigaresh që përsërit “tymosja vret” dy herë me shkronja latine dhe një herë me cirilike, ndërsa të treja variantet artikulohen në mënyrë identike.

Dhe ashtu si në shumë vende të botës, problemet me gjuhën janë politike. Nacionalistët serbë e shohin deklaratën si një përpjekje për të minuar lidhjen midis serbëve në Serbi, serbëve të Bosnjes dhe Malit të Zi. Shkrirja në një gjuhë do të hiqte një mjet që nacionalistët e kanë përdorur për të sjellë telashe: ajo thekson ndryshimet. Ata druhen për shembull se nëse të gjithë mendojnë se flasin të njëjtën gjuhë në Bosnje, atëherë kjo do të dëmtonte ambicjen e tyre politike për ta shkatërruar vendin. Nacionalistët kroatë e gjurmojnë betejën për pavarësi, pjesërisht, në luftën e akademikëve rreth viteve 1960 që pretendonin se kroatishtja ishte një gjuhë më vete. Nëse ishte kështu, atëherë kroatët duhet të ishin një popull më vete dhe jo jugosllavë, argumentohej në atë kohë. Kur ata të pyesin nëse e flet gjuhën e tyre, shumë shpesh, ata nuk përdorin ndonjë emërtim por thonë thjesht “gjuhën tonë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë
Bota & Rajoni

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Next Post
Piepoli publikon sondazhin në dy qarqe: ndjehet tkurrja e LSI-së

Piepoli publikon sondazhin në dy qarqe: ndjehet tkurrja e LSI-së

Bashkia e Romës, memorandum kundër emigrantëve: nuk mundemi më!

Bashkia e Romës, memorandum kundër emigrantëve: nuk mundemi më!

Lamtumirë “roaming” për vendet e BE-së: shqiptarët të pafat, ja cilat vende përfitojnë

Lamtumirë “roaming” për vendet e BE-së: shqiptarët të pafat, ja cilat vende përfitojnë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni