Pas Bekim Jasharit, edhe kreu i Komunës së Prishtinës e ka quajtur skandal mos intoniin e himit kombëtar gjatë ceremonisë për nder të epopesë së UÇK-së. në një deklaratë në facebook, përfaqësuesi i vetëvendosjes tregohet mjaft i ashpër ndaj autoriteteve.
“Sot isha i ftuar dhe prezent në Kazermën e FSK për të shënuar përvjetorin e rëniës së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në festimin tradicional të Epopesë së UÇK. Çuditërisht, në ceremoni nuk u intonua hymni kombëtar. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari hoqi dorë nga fjalimi i tij duke thënë para të gjithëve se sot ndihet i ofenduar e i turpëruar nga ky akt. Kjo qeveri mund të shtirret për shumë gjëra por në qoftë se përkujtohet familja Jashari dhe sakrifica e tyre, është i turpshëm tjetërsimi i idealit, flamurit dhe hymnit për të cilat luftuan familja Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”
(tesheshi.com)