Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shmangia e taksave: fushata e Trump-it hyn në krizën më të madhe pas publikimit të dokumentit

Donald Trump përballet me krizën më të madhe të fushatës së tij presidenciale pas publikimit të dokumenteve që sugjerojnë se kandidati super i pasur republikan mund të ketë qenë në gjendje të injorojë pagimin e taksës mbi të ardhurat për gati dy dekada.

Në një sfidë të drejtpëdrejt ndaj pretendimeve të tij se është një biznesmen i suksesshëm dhe një kampion i klasës së mesme e të palodhur amerikane, dokumentet e publikuar në mënyrë anonime që tregojnë pagesat e taksave, duket se sqarojnë mirë sesi Trump ka përdorur taktika agresive përllogaritjeje dhe dështimin e disa bizneseve për të pretenduar një humbje prej 916 milionë dollarësh në dosjen e tij personale të vitit 1995.

Ekspertë të pavarur thonë se sipas ligjeve amerikane, kjo humbje mund të jetë e mjaftueshme për të mundësuar mospagimin e qindra milionë dollarëve në taksat federale ligjërisht, – pavarësisht jetës së shtrenjtë të Trump dhe kritikave që ai u ka bërë të tjerëve për shmangien e taksave.

Vetë Trump nuk i ka mohuar konkluzionet dëmtuese që u komentuan në “New York Times”, gazeta që e para mori dosjen e dokumenteve në zarf dhe që sipas saj, është dërguar nga brenda kullës Trump. Por kandidati kërcënoi të hedhë në gjyq gazetën për atë që ai këmbëngul se është material i marrë në mënyrë të paligjshme.

“I vetmi lajm këtu është se dokumenti 20-vjeçar i kthimit të taksave është marrë në mënyrë të paligjshme”, tha shtabi i tij elektoral nëpërmjet një deklarate, duke e cilësuar rastin “një demostrim të ri se New York Times dhe media në përgjithësi, është një shtesë e fushatës së Clinton, partisë Demokratike dhe interesave të tyre të veçanta globale”.

Botuesi i “New York Times” së fundmi theksoi se ishte i përgatitur të publikonte dokumentin sekret të taksave të Trump. Times tregon në raportimin e vet se dokumenti që ka arritur të sigurojë nuk sugjeron se Trump ka bërë ndonjë gjë të paligjshme.

Vërtetësia e dokumentit u konfirmuar edhe nga ish-llogaritari i Trump, Jack Mitnick, i cili i tha gazetës se e kishte rregulluar shifrën manualisht pasi programi i aplikimit nuk pranonte humbje me nëntë shifra.

Në vend të shpjegimeve, fushata e Trump ka nisur një përpjekje për të kontrolluar dëmet nga ky publikim, duke shpërndarë kopje të një shfaqjeje televizive që argumenton se Trump ishte thjesht i zgjuar që shfrytëzoi rënien e mëparshme të biznesit të tij, disa prej të cilëve patën ndikim tek kreditorët, duke deklaruar falimentimin.

“Në të vërtetë, ai është një gjeni”, u shpreh ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, mbështetës i Trump, Rudy Giuliani. “Ai bëri diçka që ne e adhurojmë këtu në Amerikë: ai u rikthye”. Ndërsa guvernatori i NJu Xhersit tha se historia ishte shumë e mirë për kandidatin dhe se tregonte gjeninë e Donald Trump.

Argument përputhet edhe me një shpjegim të dhënë nga vetë kandidati, që pretendon se ai është “i zgjuar” kur u vendos në presion nga rivalja Clinton për shmangien e taksave gjatë debatit të parë presidencial.

Mirëpo, më herët, në vitin 2012, Trump kritikoi ata që nuk paguajnë taksat, duke shkruar: “Gjysma e amerikanëve nuk paguajnë taksën mbi të ardhurat pavarësisht borxhit tmerrues të qeverisë”.

Megjithatë, shkalla e humbjeve të vitit 1995 duket se konfirmon sugjerimet e bëra nga demokratët se Trump refuzoi publikimin e pagesës së takasave, një traditë 40-vjeçare për shkak se nuk donte të tregonte se nuk ka paguar.

“Trump është një humbës i miliona dollarëve që nuk dëshiron të publikojë taksat e veta për shkak se ato e shfaqin si një gërnjar të llastuar e të pasur që humbi milionat e trashëguara nga i ati”, tha lideri i minorancës në Senat, demokrati Harry Reid.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts