Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Bujar M. HOXHA: Ploja e Parisit, “11 shtatori” i Europës

Nga te Sheshi
15/11/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Ploja e Parisit, “11 shtatori” i Europës

14 vite pas rënies së Kullave Binjake në Nju-Jork, një tjetër ngjarje do të shënojë një fazë të re të historisë bashkëkohore. Gjakderdhja në Paris, në shumë pikëpamje e ndryshme nga ngjarja e 14 viteve të shkuara, e po ashtu me më tepër mesazhe përcjellëse se ajo, nuk ka dyshim se do t’i japë një trajtë të re kontinentit që ka nisur të mos gjejë rehat.

Përgjegjësinë për 127 të vrarët e ka marrë ISIS-i, që ka guxuar të kapërcejë kufijtë e të godasë në zemër të qytetërimit mbizotërues në tërë globin.

Nëse pak vite më parë ishte El Kaeda, sot është ISIS-i që i trazon ujërat, veçse me strategji krejt të ndryshme.

Sulmi i mbrëmjes të së premtes, apo, më saktë, sulmet, të kryera thuajse në të njëjtën kohë, nuk janë bërë sipas skenarit të rëndomtë, me bomba apo me akte vetëvrasëse. Kjo qe një strategji e zakonshme e El Kaedës, e përdorur në një mori rastesh. Shfaqja e njerëzve në terren dhe hapja e zjarrit sy më sy janë sfidë e hapur.

Nëse do të kishte shpërthime me bomba apo sulme kamikaze, ngjarja do të përfundonte aty, e më e pakta jeta do të rifillonte normalisht pas dy a tre ditësh. Krejt ndryshe, këto atentate masive janë sinjali i fillimit të një lufte të re guerile.

Në objektiv kanë qenë civilët, e jo njerëzit me uniformë. Mesazhi është i qartë: përjetoni atë që po përjetojnë civilët sirianë në rrugët e vendit të tyre. Sulmet ajrore ruse të nisura në fund të shtatorit kanë gjithashtu peshën e tyre në të gjithë këtë, duke përshpejtuar një proces që po ecte në mënyrë lineare.

Një tjetër element specifik i sulmeve kriminale në Paris është përzgjedhja e objektivit: vendet e argëtimit, qoftë baret e restorantet, salla e shfaqjeve apo stadiumi.

Pse Parisi? Një ish-oficer i CIA-s, Jack Rise, jep këtë përgjigje: Parisi është një objektiv ikonik, siç ishin kullat binjake.

Së fundi, brenda vetë ISIS-it mësohet të ketë patur debat në lidhje me strategjinë që duhet ndjekur. Në duhet qëndruar brenda kufijve të territorit të kontrolluar, duke u mbajtur fort në Rakka apo në Mosul, apo duhet dalë përtej atyre caqeve. Gjakderdhja e natës të së premtes tregon se deri tani është e fituar alternativa e dytë.

Në anën tjetër, ajo çka ngjau flet për brishtësinë e institucioneve franceze të sigurisë, për pafuqinë e tyre për t’u dalë përpara ngjarjeve të tilla, edhe kur janë masive. Nëse në mes të Parisit nuk garantohet siguria e njerëzve, ç’mund të pritet larg qendrës?

Ashtu siç Amerika e pas 11 shtatorit nuk qe më ajo e mëparshmja, ashtu nuk do të jetë dhe Europa e pas mbrëmjes të së premtes.

Përveç masave të sigurisë që do njohin, natyrshëm, një përforcim të tejskajshëm të tyre, nuk është çudi që të ketë një valë të shtuar islamofobie.

Me gjasa, shumë prej vendeve të BE-së, në mos të tëra, do t’i mbyllin kufijtë për refugjatët. Asnjë prej tyre nuk do të dëshirojë të presë më të huaj, dhe në mos u ndaltë vala e tyre që në origjinë, situata mund të bëhet shpërthyese në vendet nga ata kalojnë. Në të njëjtën kohë, edhe lëvizja e lirë mes vendeve europiane ka të ngjarë të mos jetë më e tillë. Në çdo rast, kontrollet do të jenë shumë më të rrepta.

Ngjarja do të ketë ndikim në vetë çështjen siriane. Do të ketë apo jo një përshkallëzim të sulmeve mbi Siri, është ende herët të thuhet. Por që ekuacioni i këtij konflikti do të bëhet më i koklavitur, kjo as që diskutohet.

Vrasjet e kësaj fundjave kanë ndryshuar axhendën aktuale europiane e më gjerë, për të ndryshuar në vijim historinë. Pak zor ta parashikosh nëse kjo ngjarje gjakderdhëse do të mbetet vetëm një rast i izoluar, apo do pasohet nga akte të tjera të këtij lloji, por edhe në mos ndodhtë më asgjë, reaksioni zinxhir ka nisur. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Një zgjidhje për Sirinë: pas sulmeve në Paris, diplomacia shpejton në Vjenë

Një zgjidhje për Sirinë: pas sulmeve në Paris, diplomacia shpejton në Vjenë

Nga Joey AYOUB: Bejrut, Paris

Nga Joey AYOUB: Bejrut, Paris

Hillary Clinton: Nuk jemi në luftë me Islamin

Hillary Clinton: Nuk jemi në luftë me Islamin

TË FUNDIT

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

1 orë Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

2 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

2 orë Më parë
Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023
Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist