Ekspertë shëndeti, por sidomos kardiologë, u mblodhën së fundi në Bolonja në një konferencë ndërkombëtare, për të diskutuar mbi një flamë që ka përfshirë rininë, e që e ka emrin alkol. Tema e konferencës ishte: “Fibrilacionin arterial dhe infaktet” . Prej diskutimeve dhe trajtesave, u nxorrën përfundime të frikshme mbi efektet negative në shëndet e jo vetëm, që ka konsumi i alkolit. Kardiologët u ndalën veçanërisht tek koktejlet, për të cilën thanë se prej përmbajtjes së lartë alkolike, ato dëmtojne zemrën, duke e rritur me 8 herë më shumë rrezikun e arritmisë kardiake. Alkoli, në rastet kur përzihet me substanca narkotike, e trefishon rrezikun e vdekjeve të papritura, konkluduan ata. Për këtë, ata sollën të dhënën e shtimit të frikshëm të atakeve kardiake edhe tek adoleshentët. U përmendën dhe aksidentet automobilistike, si një prej pasojave të alkolit, që përfshihet tek aspektet sociale. Por shëndeti zuri vendin kryesor.
Kardiologët thanë se të rinjtë e fillojnë me një aperitiv në kohën e lirë, por nuk mungon as edhe një gotë verë ose birrë gjatë darkës, e më pas në diskotekë eksperimentojnë me koktejle të ndryshme superalkolike dhe në fund të mbrëmjes përfundojnë të alkolizuar. Dhe ky lloj trendi, thanë ata, përfshin me mijra të rinj gjatë uikendeve. Sipas kardiologëve, në fund nuk është vetëm zemra ajo që pëson dëmtime, por është truri dhe mëlçia. Ndër rastet më ekstreme, u përmendën rastet kur alkolit i shtojnë dhe substanca narkotike si kokaina , ekstazia dhe pilula sintetike me drogëra të lehta të, cilat rrisin rezikun e vdekjeve me tre herë.
Rreziku i të pirit për qejf
Zakoni për të pirë shumë dhe të gjithë sëbashku, e thënë kështu “pirja për qejf”, shumë e dashur nga të rinjtë gjatë fundjavës, është shumë e rrezikshme për zemrën – shpjegoi Alesandro Capuçi, profesor i sëmundjeve të aparatit kardivaskular në Universitetin Politecnica delle Marche. Mostretja akute e alkolit, e rrit katekolaminën në qarkullim, ku këto substanca bëjnë që të shfaqen fribrilacioni i arterive akute. 17% e raste intoksikuarve nga alkoli të regjistruar në urgjencë, janë minorenë të moshave 11-12 vjeç viktima të abuzimit të alkolit, u konkludua.
Të pish për t`u ndjerë “i pranuar”
Pijnë për t`u ndjekur një modë, për t`u ndjerë të mëdhenj dhe të pranuar nga bashkëmoshatarët e vet – thanë pjesëmarrësit, duke u përpjekur që të shpjegojnë shkaqet sociale e psikologjike që i çojnë të rinjtë e adoleshentët tek gota. Sipas një sondazhi të bërë në Itali me adoleshentët, në 47, 6% të rasteve pihet për të qenë të pranuar në grup, ndërsa në 47,5 %, pihet t`u defryer
E nëse u kalon mosha e rinisë me alkol në organizëm, mbi 30-vjeç ekziston propabiliteti që zemra të mos jetë më e njëjta si dikur, sepse shumë faktorë rreziku siç është hipertensioni, hiperkolesteroli, e risin mundësinë per fibrilacione arteriale.
Sfidat online
Një pikë tjetër shumë e rëndësishme që vë në rrezik shëndetin, është sfida midis adoleshentëve në rrjetet sociale. Gara midis tyre është se kush pi më shumë, e filmuar kjo dhe nga një telekamer. Llogaritet që midis moshës 18 deri në moshën 24 vjec, 24% e meshkujve përballen me këtë lloj gare. Një tendencë e rrezikshme kjo, edhe pse 13% e të gjithë të diagnostikuarve me alkol midis adoleshentëve dhe 14 vjecarë, përfundojnë me të shpejtë në urgjencë. Në epilog të konferencës, ishte thirrja dhe apeli i fortë i mjekëve që të moshat e reja, po përjashtuar çdo moshë, t`i largohen me patjetër alkolit. Nëse duan të jenë të shëndetshëm.
Përgatiti: Egla Tahiri, referuar një shkrimi në ‘Correre dela Sera’