Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Shaban Trstena, nga maja e Olimpit të sportit mbarëshqiptar: Ja pse jam i zhgënjyer prej shtetit amë

Nga te Sheshi
25/05/2015
në Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Shaban Trstena, nga maja e Olimpit të sportit mbarëshqiptar: Ja pse jam i zhgënjyer prej shtetit amë

Nga Bekim Laci    

Biografia sportive e Shaban Trstenës duhet të jetë një ëndërr e çdo sportisti në karrierën e tij, sepse bëhet fjalë për njeriun i cili është ngjitur në majën më të lartë të Olimpit.

11311754_10153850504008976_283896113_n

11268917_10153850504098976_925400197_n

Lartësitë e suksesit e kanë vendosur emrin e tij në piedestalin më të lartë të mundshëm, sepse të arriturat e tij, presin me dekada të tejkalohen nga dikush tjetër, pasiqë Shabani është rekordmeni i historisë së olimpizmit botëror, duke qenë fituesi më i ri i medaljes së artë, njëkohësisht shqiptari i parë me medalje të artë Olimpike.

Janë miliona sportistë që ëndërrojnë të kualifikohen në lojërat olimpike, dhe sigurisht jo shumë nga këta ia arrijnë këtij qëllimi, aq më shumë të shpallen kampion.

11269625_10153850503988976_1768968028_n

Medaljen e artë Olimpike Shaban Trstena e fiton në Lojrat Olimpike ne Los Angeles 1984, ndërsa nga sukseset e shumta të tij veçojmë  vendin e dytë në Olimpiadën e vitit 1988 në Seul, ndërsa në vitin 1984 dhe 1990, kurorëzohet Kampion Evropian, tre herë kampion i Mediteranit, dy herë i treti ndërsa një herë i dyti në Kampionatin Botëror.

Në një bashkëbisedim, e pyeta se si është e mundur një djalosh nga lagjia e Jaja Pashës në Shkup, i lindur në familje të varfër, të mundë kundërsharët nga superfuqitë botërore të Mundjes, siç ishin rusët, bullgarët, amerikanët, mundësit e Iranit etj.: “Plot 40 vite kjo asnjëherë nuk është diskutuar, asnjëherë nuk është trajtuar në masën e nevojshme, për fat të keq ka qenë dhe akoma mbetet tabu, nga njerëzit, faktorë të rëndësishëm në jetën publike si atëherë por edhe sot. Kur jua tregoj pjesët e historisë gjatë rrugëtimit tim deri në olimp, befasohen, sepse ne nuk kishim kushte. Ne nuk kishim as banjo, nuk kishim as palestër”, rrëfehet Shabani, i cili që në fëmijëri kishte patur synim që një ditë të mbërrijë të bëhet si boksieri i njohur dhe me famë botërore, Muhammad Ali, por, në një sport tjetër luftarak, atë të mundjes: “Jetësimi i kësaj ëndrre kërkonte vetëmohim dhe përpjekje titanike gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve të pafundme siç ishin vrapimi pa mbarim nëpër rrugë, stërvitjet molisëse në palestra, deri te bërja realitet e ëndrrës”, thotë ai, i cili tregon se si fëmijë nuk ka patur jetë sociale, ashtu si bashkëmoshatarët e tij. “Kjo është sakrifica, nëse synoni lartësitë më të mëdha”, shton më tej.

11355652_10153850504043976_993478078_n

11287159_10153850503973976_1873362573_n

Gëzimi i madh të cilin e përjeton Shaban Trstena me të fituar medaljen e Artë në lojrat Olimpike shndërrohet në dëshpërim, sepse siç thotë, kthimi në vendlindje ishte i tmerrshëm. Kampioni nuk pritet nga askush, përveç se nga familjarë dhe miq të afërt: “Ishte ky një turp i madh sepse kampionin Olimpik nuk dolën ta presin ashtu siç i ka hije. Dolën vetëm familja dhe shokët. Asnjë maqedonas nuk doli të më presë. Asnjë profesor i gjimnazit nuk doli të më priste përveç disa shokëve të klasës”.

Trstena, që dikur çonte peshë zemrat e miliona shqiptarëve, sot shprehet i zhgënjyer nga vet shqiptarët, sepse siç thotë, në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, kishte pritur që së paku të respektohej me një mirënjohje publike nga Tirana zyrtare: “Gjatë sistemit të kaluar komunist injorohesha nga jugosllavët, ndërsa gjatë periudhës së sotme nga Prishtina dhe Tirana! Injorimi dhe mosmirënjohja gjatë ceremonisë me rastin e jubileut shekullor në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, më vrau dinjitetin tim. Asnjë institucion i shtetit shqiptar nuk e kujtoi veprën time, mundin tim”, thotë Shaban Trstena, i cili në vitin 1991 i kishte dërguar letër Tiranës zyrtare me ofertë që të garojë për Shqipërinë në Olimpiadën e vitit 1992 por që oferta e tij nuk ishte marë në konsideratë.

Ai tregon edhe për gabimet enciklopedike mbi jetëshkrimin e tij në brendinë e Enciklopedisë Shqiptare, në pjesën ku informacionet i dedikohen kampionit olimpik: “Janë shtrembërime dhe insinuata të papërgjegjshme të cilat sa janë tragji-komike aq janë edhe joprofesionale. Është e papranueshme dhe e pandershme kjo qasje amatore, sidomos kur bëhet fjalë për libra dhe vepra të këtij niveli, që për autorë kanë Akademinë e Arteve dhe të Shkencës së Shqipërisë”.

11262243_10153850504093976_1184254206_n

Në vitin 2000, Shaban Trstena në mënyrë të dyfishtë shpallet “Sportist i Shekullit” i Maqedonisë dhe i hapësirës mbarëshqiptare, ndërsa nga shteti i Maqedonisë gëzon një rrogë në vlerë prej 500 euro, por sadisfaksioni më i madh për të është botimi i librit më autentik dhe më kuptimplotë dedikuar veprimtarisë jetësore dhe sportive të tij: “Libër në të cilin bëhet një përshkrim faktik historik i ëndrrave, sfidave, synimeve dhe arritjeve të mia si sportist i mundjes që pata fatin të dalë nga Shkupi dardan, i cili prej shumë kohësh ka qenë qendër e ngjarjeve dhe kthesave të mëdha historike, sikurse ka qenë edhe vend që ka nxjerrë personalitete të shquara shqiptare të përmasave planetare, siç ishte Nënë Tereza”, thotë Shaban Trstena.

Në shenjë nderimi të figurës së tij, një palestër në Shkup mban emrin e sportistit të shekullit të Maqedonisë, por edhe sportistit më të suksesshëm mbarëshqiptar. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?
Sociale & Shoqëri

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

31/05/2023
Pamje nga Himalajet: slpinistët lënë pas një hale të madhe
Sociale & Shoqëri

Pamje nga Himalajet: slpinistët lënë pas një hale të madhe

31/05/2023
Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”
Sociale & Shoqëri

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

30/05/2023
Lajme të tjera
Vijon pakënaqsia greke ndaj Shpëtim Idrizit N/Kryetar Parlamenti: reagon dhe OMONIA

Vijon pakënaqsia greke ndaj Shpëtim Idrizit N/Kryetar Parlamenti: reagon dhe OMONIA

71 vjet nga Kongresi i Përmetit: ja ku dhe si u ngjiz pushteti komunist në Shqipëri

71 vjet nga Kongresi i Përmetit: ja ku dhe si u ngjiz pushteti komunist në Shqipëri

Shifra marramendëse: 312,679,022,950?! Kaq është borxhi real i Greqisë

Shifra marramendëse: 312,679,022,950?! Kaq është borxhi real i Greqisë

TË FUNDIT

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

2 orë Më parë
Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

3 orë Më parë
Pamje nga Himalajet: slpinistët lënë pas një hale të madhe

Pamje nga Himalajet: slpinistët lënë pas një hale të madhe

3 orë Më parë
Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kështu nis dita në veriun e trazuar

Kështu nis dita në veriun e trazuar

31/05/2023
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist