Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rrënjët e urrejtjes ndaj SHBA-së në Korenë e Veriut

Nga te Sheshi
12/08/2017
në Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrënjët e urrejtjes ndaj SHBA-së në Korenë e Veriut

Retorika mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është ashpërsuar më tej sot pasi Pheniani reagoi ndaj paralajmërimeve të Presidentit Trump.

Në një artikull editorial të botuar të shtunën në gazetën Mi nju Joson të Koresë së Veriut thuhej se “SHBA e gjejnë veten në mesin e dileme që po vjen duke u keqësuar, e mbërthyer në një ankth të jashtëzakonshëm për sigurinë nga Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut. Kjo është një tragjikokomedi e krijuar vetë prej atyre.”, raporton VOA.

Trump tha se “zgjidhjet ushtarake janë tani plotësisht gati”, nëse regjimi i Kim Jong Un-it “bën veprime të pamatura”.

Po ku i ka rrënjët urrejtja e Koresë së Veriut ndaj SHBA-së?

Propaganda e Koresë së Veriut i injekton popullit që prej gjashtë dekadash urrejtje ndaj SHBA. Kjo funksionon, sepse kujtimi për luftën e Koresë është ende i gjallë. Mendërisht, vendi ka ngecur në vitet 1950, raporton Deutsche Welle në një artikull për historinë mes dy vendeve, të cilat ndodhen pranë një lufte të re.

Në Korenë e Veriut ka shumë gjëra që mungojnë. Por një gjë ky vend e ka: një makineri efektive të propagandës. Që në kopshte dhe në librat e shkollës ushqehet urrejtja ndaj SHBA, e lidhur me frikën prej “agresorit imperialist nga Uashingtoni”.

Propagandën e ndihmon fakti që mund të bazohet në përvojën kolektive të Luftës së Koresë. Kjo luftë lë gjurmë në botën e njerëzve sot, edhe sepse ajo nuk ka marrë fund. Nuk ekziston një marrëveshje paqeje. Që prej më shumë se gjashtë dekadash, në paralelin 38 sundon vetëm një armëpushim.

Kjo luftë – për ta thënë qartë – nisi nga vetë Koreja e Veriut. Trupat e Koresë së Veriut ishin ato që e kaluan në 25 qershor 1950 paralelin e 38-të. Me forcën e armëve Pheniani donte të impononte ribashkimin e gadishullit të ndarë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, kur Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënon tani me zjarr, zemërim dhe me pushtet të pafrenuar dhe lë të kuptohet se Koresë së Veriut “do t’i ndodhnin gjëra, të cilat nuk i ka konsideruar kurrë të mundura”, atëherë kjo përshtatet si me historitë që tregon Pheniani, ashtu edhe me përvojën historike. Kur ministri i Mbrojtjes, James Mattis e paralajmëron udhëheqjen e Koresë së Veriut për rrezikun e “asgjësimit të popullit”, trauma nacionale që ushqehet vazhdimisht rigjallërohet nga propaganda. Sepse asgjësim koreanoveriorët kanë përjetuar – midis viteve 1950 dhe 1953.

Për tri vjet me radhë u mbulua atëherë Koreja e Veriut me bombardime mbi sipërfaqen e vendit nga avionët luftarakë të SHBA. Pa e ruajtur fare popullatën civile, siç shkruan historiani i SHBA, Bruce Cumings. Cumings e karakterizon këtë si krim lufte.

Në këtë kohë mbi Korenë e Veriut u hodhën më shumë bomba dhe napalm se sa u hodhën kundër Japonisë në hapësirën e Paqësorit në të gjithë Luftën e Dytë Botërore. Vlerësohet se jetën e humbën prej tyre 20 përqind e popullatës.

Ish-ministri i Jashtëm i SHBA, Dean Rusk – që në kohën e luftës së Koresë qe përgjegjës për Azinë Lindore në Ministrinë e Jashtme – deklaroi se “midis paralelit 38 dhe kufirit kinez ne kemi bombarduar çdo tjegull, që qëndronte mbi një tjetër, gjithçka që lëvizte. Ne kishim epërsi të plotë ajrore dhe e bombarduam rëndë Korenë e Veriut”.

Në të vërtetat e pakëndshme historike, që harrohen në Perëndim, por kujtimi i të cilave mbahet gjallë në Korenë e Veriut bëjnë pjesë edhe masakrat. Të tilla si masakra e No Gun Ri, e kryer nga ushtarët e SHBA vetë. Nën një urë, u vranë qindra civilë që kishin marrë arratinë, siç u bë e ditur në vitin 1999.

Edhe më të këqija qenë spastrimet antikomuniste të forcave të armatosura të Koresë së Jugut. Menjëherë pas fillimit të luftës, në jug u ekzekutuan simpatizantë të vërtetë ose të supozuar të Veriut, me dijen dhe në sytë e oficerëve të SHBA. Për to u akuzua Koreja e Veriut. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë
Politikë

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

08/08/2022
Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!
Kronikë

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…
Ballkani

Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

08/08/2022
Lajme të tjera
Del nga qelia pas disa orësh deputeti që aksidentoi për vdekje një qytetar

Del nga qelia pas disa orësh deputeti që aksidentoi për vdekje një qytetar

Ja cilin lojtar duhet të transferojë Barcelona, sipas Xavi Hernandez

Ja cilin lojtar duhet të transferojë Barcelona, sipas Xavi Hernandez

U detyrua të heqë hixhabin, gruaja muslimane kompensohet me 85 mijë dollare

U detyrua të heqë hixhabin, gruaja muslimane kompensohet me 85 mijë dollare

TË FUNDIT

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

60 minuta Më parë
Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

2 orë Më parë
Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

3 orë Më parë
Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

08/08/2022
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

08/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist