Në emisionin e rradhës “Pa kufi” i transmetuar më datë 18 shkurt në kanalin Al Jazeera, politikani dhe gazetari gjerman Dr. Jurgen Todenhofer, rrëfeu udhëtimin e tij që ndoshta do të mbahet mend në histori si i vetmi udhëtim i një perëndimori jo-mysliman i cili arriti të penetrojë e të dalë gjallë nga i ashtëquajturi shteti Islamik ISIS. Këtë udhëtim, Dr. Todenhofer e bëri me lejen e liderit të Abu Bakr al-Baghdadi. Ai shëtiti në të katra “anët” e këtij shteti si Raka, Siri, madje edhe në Mosul e Irak.
Todenhover tha se pasi kishte folur me presidentin sirian Bashar al-Asad, me Nusran (fronti triumfues) dhe ushtrinë e lirë, dëshironte të shkruante një libër, por shtetit Islamik u shfaq në arenën gjeopolitike dhe këtu gjithçka ndryshoi. “Prandaj vendosa të takohem me këta njerëz personalisht”, ka sqaruar ai.
Ai tha se ai kishte marrëdhënie të mira me figura të larta të qeverisë gjermane, megjithatë, nuk i tregoi askujt në lidhje me udhëtimin e parë, duke theksuar se Kancelarja Merkel morri një mesazh nga ai vetëm kur ky i fundit kaloi kufirin sirian.
Qendra rekrutimi
Todenhofer theksoi se luftëtarët e rregullt të këtij shteti fantazëm, i lejuan atij që të vizitonte burgjet dhe të fliste me një nga udhëheqësit e tyre, duke theksuar se organizata nuk kishte aprovuar të gjitha kërkesat e bëra prej tij.
Ai shpjegoi se vendi i parë që vizitoi ishte një qendër rekrutimi pranë kufirit, duke vënë në dukje se janë rreth pesëdhjetë njerëzit që vijnë çdo ditë aty nga vende perëndimore.
Në ditën e dytë, Todnhofer ka udhëtuar ne Rraka dhe tha se kjo nuk është kryeqyteti tyre, por theksoi se në sytë e ISIS-it Mosuli është më i rëndësishëm.
Ai shtoi se ishte takuar me shumë luftëtarë në Mosul dhe madje mbrëmjeve ecte nëpër qytet dhe bisedonte me luftëtarë të huaj.
Todenhofer shtoi se donte të fliste edhe me Liderin Al-Bagdadi, por luftëtarët e tij i thanë atij se ai nuk ishte i interesuar në dhënien e intervistave.
Todenhofer theksoi se luftëtarët e huaj në Irak nuk e kalojnë shifrën 30%.
Ai theksoi në fund se ISIS-i është më i fortë nga sa njerëzit mendojnë “ata nuk janë lëvizje, por një shtet”, përfundoi ai.
Burimi: Aljazeera