Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“Reuters”: Lufta e çuditshme e Putinit bëhet më e rrezikshme se kurrë

Nga te Sheshi
05/09/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
“Reuters”: Lufta e çuditshme e Putinit bëhet më e rrezikshme se kurrë

Shtatori do të jetë një muaj plot nervozizëm në Europën Lindore. Më 14 të këtij muaji, Rusia do të shpalosë atë që mund të jetë stërvitja më e madhe ushtarake që prej luftës së Ftohtë. Në Poloni, Ukrainë, Lituani, Letoni, Estoni dhe gjetkë, zyrtarët shprehen hapur të shqetësuar se stërvitja “Zapad 2017” (Perëndimi) në afërsi të kufijve të tyre do të përdoret si mbulim për një sulm ushtarak.

Presidenti Putin i sheh si armët konvencionale, ashtu edhe ato bërthamore si mjete të dobishme për të rikonfirmuar statusin e Moskës si një fuqi botërore dhe për të frikësuar armiqtë më të afërt. Tre vitet që nga aneksimi i Krimesë kanë dëshmuar rritje dramatike të aktivitetit ushtarak të Moskës.

Por, përshkallëzimi i konfrontimit të Rusisë me Perëndimin shkon larg përtej kësaj. Moska, Uashingtoni dhe qeveri të tjera perëndimore e kuptojnë se çdo konflikt i drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Perëndimit mund të rezultojë katastrofik. Në vend të kësaj, përballja po përkeqësohet gjerësisht, shpesh në mënyra të çuditshme. Dhe ndërsa shumë amerikanë mund të fajësojnë Moskën, shumë rusë e shohin këtë përballje me indiferencë.

Kjo gjë ndodh pjesërisht për shkak të makinës mediatike të Kremlinit që pa pushim nxit mesazhin që Moska po siguron veten për të mos shmangur të qënit e rrethuar dhe e varfëruar – dhe e pikturon Perëndimin si kaotik, të korruptuar dhe makiavelist. Pikëpamje të tilla janë rrënjosur thellë në mentalitetin kombëtar rus. Një raport i paklasifikuar publikuar nga agjencia amerikane e Mbrojtjes në qershor dilte në përfundimin se liderë të lartë rusë në mënyrë të sinqertë besonin se Uashingtoni kishte për qëllim rrëzimin e tyre, sidomos nën presidentin Barak Obama.

Ky besim krijon rreziqe të shtuara që dëmtojnë dhe destabilizojnë të dyja palët – dhe nuk ka asnjë shenjë se ato mund të shuhen.

Më 2 gusht, Trump u mposht nga presioni dypalësh duke nënshkruar një ligj për vendosjen e sanksioneve të reja të kërkuara nga Kongresi. Ishte një shenjë sesi Kapitol Hill-i, jo presidenti, tani mund të kërkojë përballjen – Trump u ankua në Twiter se sanksionet mund të vinin rrezikshëm në dyshim marrëdhëniet me Rusinë, por se ai ishte politikisht i pafuqishëm për t’i bllokuar ato.

Në fund të Luftës së Ftohtë, liderët perëndimorë morën vendimin e pastudiuar të tërhiqnin Moskën në strukturat ekonomike të Perëndimit për të çimentuar paqen. Raundi i fundit i sanksioneve mund të ketë qënë gozhda e fundit në qivurin e kësaj qasjeje. Duke shkruar në faqen e tij në Facebook, kryeministri Dimitri Medvedev i përshkroi ato si “luftë ekonomike”, duke thënë se ato i japin fund çdo shprese për riafrim nën administratën Trump.

Madje edhe nëse lufta e aleancave midis Uashingtonit dhe Rusisë duket se po është drejt fundit në Siri, ajo në Ukrainë duket se po intensifikohet. Javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi se qeveria e tij po merr në konsideratë furnizimin me armë vdekjeprurëse të Ukrainës – së pari me raketa anti-tank të prodhuara në SHBA – për t’u përdorur në luftën e saj aktuale me separatistët rusishtfolës të mbështetur nga Moska.

Ndërkohë, nga ana e saj, Moska po e përfshin veten gjithnjë e më shumë në përballjen e Uashingtonit me Korenë e Veriut. Javën e kaluar, bombardues me kapacitete bërthamore shkelën hapësirën ajrore japoneze dhe koreano-veriore. Moska po inkurajon turizmin rus në Korenë e Veriut, duke komplikuar në mënyrë të pashmangshme çdo vendim amerikan për të ndërmarrë veprime ushtarake në gadishull.

Ndërhyrja e dyshuar e Rusisë në politikën perëndimore tashme shkon mjaft përtej hakerimit apo publikimit të të dhënave sensitive që u dëshmuan në zgjedhjet amerikane apo ato franceze. Ekspertët e medias sociale thonë se një ushtri me mjete informative apo faqe Twiter-i e drejtuar nga rusët tashmë po nxisin në mënyrë energjike narrativat e tyre përçarëse në debatin politik amerikan dhe europian.

“Njolla “ të dyshuara si linqe ruse,  e që besohet se janë pastime automatike massive në Twiter – u pikasën tek shpërndanin mesazhe të së djathtës ekstreme si para ashtu edhe pas demonstratave të supremacistëve të bardhë në Sharlotville,  Virxhinia.

Taktika të ngjashme që madje përdorin edhe platformën televizive si “Russia Today” apo faqen e internetit Sputnik, kanë për objektiv Europën, ndonjëherë edhe me më shumë fokus.

Ka një kontrast të drejtpëdrejtë me vitet e hershme të presidencës Obama kur administrate shpresonte të anashkalonte Putinin duke punuar së pari me presidentin rus të asaj kohe, Medvedev. Kjo, së bashku me mbështetjen e perceptuar në Rusi për opozitën dhe grupet e të drejtave të njeriut brenda këtij vendi, kanë shtuar paranojën në Kremlin, sidomos pas protestave massive të pazakonta anti-Putin në vitin 2011.

Shumica e ekspertëve bien dakord që Putin ka prioritet mbijetesën e vet personale më shumë sesa çdo gjë tjetër.

Për momentin, të gjitha palët qartësisht preferojnë të përballen me njëra-tjetrën me taktika ekonomike, politike dhe mjete të tjera jo-ortodokse sesa me forcë të hapur. Stërvitja e ardhshme Zapad, sidoqoftë, do të ndjekë ndoshta të njëjtën gjurmë që tashmë është bërë traditë nga rusët duke përfunduar me një sulm të simuluar bërthamor mbi ndonjë qytet armik apo instalacion ushtarak. Stërvitja e fundit “Zapad” e vitit 2013, kishte Varshavën për objektiv.

Kjo është mënyra sesi Moska u kujton fqinjëve dhe kundërshtarëve të mundshëm sesa shumë mund të humbasin nëse tensionet rriten së tepërmi. Ironia është se e gjitha kjo vetëm sa garanton që një botë nervoze si aktualja do të jetë edhe më shumë nervoze pas kësaj stërvitjeje.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë
Politikë

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

08/08/2022
Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!
Kronikë

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…
Ballkani

Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

08/08/2022
Lajme të tjera
Krimet në Mianmar: turqit, të parët që do shkelin në tokën e tmerreve

Krimet në Mianmar: turqit, të parët që do shkelin në tokën e tmerreve

Zaev në bilancin 100-ditëshit: shqipja, një flamur drejt BE-së!

Zaev në bilancin 100-ditëshit: shqipja, një flamur drejt BE-së!

Rruga e Arbrit, vetëm një kompani paraqet ofertë për ndërtimin e saj

Rruga e Arbrit, vetëm një kompani paraqet ofertë për ndërtimin e saj

TË FUNDIT

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

50 minuta Më parë
Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

1 orë Më parë
Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

3 orë Më parë
Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

08/08/2022
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

08/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist