Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

REPORTAZH/ Rekord i rrallë në mes të Prishtinës: 302 ditë grevë nga ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut – ç`thonë dhe ç`kërkojnë këta “rekordmenë” prej halli?!

Nga te Sheshi
23/03/2015
në Intervista, Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
REPORTAZH/ Rekord i rrallë në mes të Prishtinës:  302 ditë grevë nga ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut – ç`thonë dhe ç`kërkojnë këta “rekordmenë” prej halli?!
7
SHPËRNDARJE

Ish –punëtorë të fabrikës së tubave të çelikut tash e 302 ditë janë duke qëndruar në një tendë afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata janë duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin me 26 milionë euro. Këto mjete u takojnë 912 ish-punëtorëve të kësaj fabrike pasi që ajo është privatizuar dhe për këtë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, si edhe të qeverisë Thaçi 2 për kompensim të këtyre ish-punëtorëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

2015-03-23 09.11.13

Tesheshi.com ka vizituar grevistët në tendën e ngritur afër objektit të qeverisë. Aty ishin nëntë ish-punëtorë duke qëndruar. Ata shikonin lajmet në një televizor të vjetër, duke pritur ndonjë informacion për çështjen e tyre, por thonë se tash e një kohë të gjatë as në media nuk po përmendet problemi apo siç e quajnë ata, padrejtësia që po iu bëhet ndër vite.

Kushtet në këtë tendë janë të këqija. Aty nuk ka tapet fare, por ata qëndrojnë në pllaka të sheshit që janë prej graniti. Ndërsa flenë në disa shpuza që i kanë sjellë prej shtëpie. Në një qoshe gjendet një frigorifer i vjetër, e mbi të një sobë, ku njëri nga ta përgatiste ushqim për shokët e tij grevistë. Ata thonë se nuk kanë mundësi për të ngrënë jashtë, por blejnë aq sa kanë mundësi së bashku dhe ushqehen. Gjatë gjithë kohës sa kanë qëndruar në tendë, për ta nuk ka as festa. Ata thonë se as për festa të ndryshme nuk kanë shkuar në shtëpi. Por pavarësisht këtyre kushteve, ata më këmbëngulje thonë se nuk do të heqin dorë nga greva, derisa të ua japin paratë që u takojnë.

Shyqeri Bajrami është njëri nga grevistët. Ai ka punuar në këtë fabrikë 26 vjet si punëtor i repartit të izolimit. Ai tregon për tesheshi.com se gjatë dimrit kanë pasur ftohtë të rrinë në tendë, por nuk janë dorëzuar. “Një natë e ka heq kabllon e rrymës dikush dhe kemi mbet pa rrymë dhe kemi mërdhi gjithë natën”, tregon Bajrami.

Ai thotë se shkojnë për t’u pastruar në shtëpi me radhë, por nuk e lënë tendën asnjëherë të gjithë dhe se qëndrojnë aty ditë e natë.

Bajrami shprehet i zhgënjyer nga qeveritarët, ndërsa tregon se kanë marrë premtime të shumta nga ata, por që nuk i kanë realizuar.

2015-03-13 16.37.54

“Hashim Thaçi na pati thënë se çështja e parave tona është e kryer dhe se veç duhet të mendojmë se ku t’i harxhojmë. Por prej asaj kohe deri tash nuk na i kanë dhënë paratë tona. Pra nuk po respektohet as vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë kishte rrezuar dy presidentë të Kosovës, pra është zbatuar vendimi, kurse vendimi për të na dhënë paratë neve nuk po respektohet”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa grevisti tjetër Remzi Murati, thotë se edhe përkundër vendimeve të gjykatave të cilat kanë vendosur në favor të tyre, ata në moshë të shtyrë po e përjetojnë këtë maltretim. Ai thotë se kjo fabrikë është shitur për 3.6 milionë euro, ndërsa vlera reale sipas tij ka qenë 80 milionë euro.

Kujtojmë se kjo fabrikë është privatizuar me “Spin off special”, metodë kjo që është konsideruar e dështuar edhe nga ish-drejtori i AKP-së Dino Asanaj. Dështimet e kësaj metode kanë ndodhur për arsye se privatizuesit nuk i kanë plotësuar investimet e zotuara dhe nuk kanë punësuar punëtorë aq sa janë zotuar, e që e kanë pasur obligim që ta bëjnë.

Edhe pse aq gjatë ata janë duke qëndruar në këtë tendë, askush nuk po merret me hallin e tyre. Ndërsa së fundi ua ka këputur shpresat Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili javën e kaluar duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje, ka thënë se qeveria nuk ka para për t’i kompensuar këta ish-punëtorë.

“Ne me buxhetin e republikës së Kosovës nuk kemi mjete të ndara për kompensim për fabrikën e Tubave, ndërkaq në AKP është vlera e shitur e fabrikës, ajo vlerë nuk e mbulon vendimin e gjykatës për kompensimin e punëtorëve. Edhe vendimi duhet të ishte në suazën e vlerës. Unë nuk shoh mundësi që ta bëjmë me buxhetin e Kosovës. Gjykata që ka sjellë vendimin duhet të tregojë se ku të merren fondet për ta ekzekutuar këtë vendim”, ka thënë Mustafa.

Por sipas grevistëve, ishte vetë Mustafa ai që gjatë fushatës së fundit zgjedhore u ka premtuar atyre, se nëse ai vjen në pushtet do ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës kushtetuese. Gjithashtu edhe partia e tij LDK, derisa ka qenë në opozitë ka pasur qëndrim se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e këtyre ish-punëtorëve, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Thaçi në atë kohë, se po bën fushatë me këtë problem.

Ndërkohë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa, gjatë javës së kaluar gjatë një takimi që ka pasur me ish- punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut iu ka premtuar atyre se do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi. Sfarqa, ua bëri me dije edhe një herë këtyre ish-punëtorëve se solidarizohet plotësisht me kërkesat e tyre, sa kohë që ato kërkesa janë njohur nga nivelet më të larta të shtetit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendin e Kosovës.

Historia e një pritjeje

Ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut janë duke pritur kompensimin që nga viti 2002, kur fillimisht Gjykata Komunale në Ferizaj, ka marrë vendim që ata duhet të kompensohen. Vendimi parashihte që 912 ish-punëtorët të kompensoheshin për shkak të largimit të padrejtë nga puna për një periudhë dhjetëvjeçare prej vitit 1989 deri më 1999.

Por ky vendim nuk u respektua nga qeveria dhe AKP-ja. Për këtë arsye ish-punëtorët e fabrikës në fjalë, e kanë dërguar rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese. Me 17 dhjetor të vitit 2010, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim, më anë të së cilit e shpalli kërkesën e pranueshme, madje konsideroi që ka pasur shkelje të Kushtetutës, konkretisht nenit 31 “e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm” gjithashtu shkelje të nenit 6 “ e drejta në gjykim të drejtë” dhe nenit 13 “ e drejta për zgjidhje efektive” të Konventës Evropiane për të drejtat e Njeriut.

2015-03-13 16.37.41

Përveç kësaj Gjykata konsideroi, që vendimi final i Gjykatës Komunale në Ferizaj është i detyrueshëm dhe duhet të ekzekutohet, nga autoritetet kompetente, ku përmend Qeverinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të dorëzojnë në Gjykatë, brenda një periudhë gjashtëmujore, informata lidhur me masat e ndërmarra për ekzekutimin e këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Por asnjëra prej dy institucioneve nuk ka ndërmarrë asgjë për ekzekutimin e këtij vendimi. Kjo situatë i shtyri ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut që nga muaji maj 2014 të futën në grevë, duke qëndruar në një tendë afër qeverisë. Ata para se të merrnin këtë vendim kishin protestuar dhjetëra herë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e vendimit.

Në tetor të vitit 2013, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u pati premtuar punëtorëve të fabrikës së tubave dhe çelikut në Ferizaj, se çdo të drejtë të tyre do ta zbatojë Qeveria e Kosovës. Madje, Thaçi u ka premtuar punëtorëve të fabrikës në fjalë se do ta zbatojë çdo të drejtë që u takon, duke i harruar vitet e kaluara prej vendimeve obliguese të lëshuara nga ish-Gjykata Komunale e Ferizajt dhe ajo Kushtetuese, e të cilat nuk i zbatoi.

“Çdo e drejtë që juve ju takon, ne do ta zbatojmë. Unë do ta respektoj ligjin, do t’i respektoj procedurat”, u ka thënë Thaçi ish-punëtorëve të fabrikës.

Grevistët u mashtruan, nga gëzimi vallëzuan me tupanë

Në muajin mars të vitit të kaluar, kur vetëm disa maj ishte larg fushata zgjedhore, Thaçi që ishte kryeministër, u ka dhënë sërish premtime këtyre ish-punëtorëve.

“Jam me ju, e kam nxjerrë vendimin e Qeverisë, nesër prej Kuvendit të Kosovës që krejt partitë politike aty me votu edhe me shti në rend ditës, mundësisht me u majtë seanca nesër pas dite ose më së largu të martën, edhe me u përmbyllë një herë e përgjithmonë kjo punë. Nuk keni nevojë të rrini këtu, është torturë për ju. Është padrejtësi ndaj jush, ndaj familjeve tuaja, dhe ndaj familjeve tuaja, ndaj të gjithëve. Jam i vendosur me kry sa më shpejtë që është e mundur”, pati deklaruar Thaçi.

2015-03-23 09.11.46

Një ditë pas këtyre deklaratave, Kuvendi i Kosovës, me 58 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e borxhit ndaj ish-punëtorëve të fabrikës tubave të çelikut në Ferizaj.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rekomanduar Kuvendin e Kosovës që t’i kërkojë Agjencisë Kosovar të Privatizimit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetues, ndërsa, ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësit do t’i kryej obligimet që dalin nga vendimi i gjykatës.

Ndërsa rekomandimet që dalin nga vendimi i Qeverisë së Kosovës ishin: Obligohet AKP që t’i sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të ish-Fabrikës për Prodhimin e Gypave të Çelikut në Ferizaj. Obligohet Qeveria që konfrom, dispozitave ligjore të siguron shtetin për AKP për realizimin e pagesës për ish punëtorët e Fabrikës për Prodhimin e Gypave të Çelikut në Ferizaj dhe e fundit përfshihen edhe afatet e pagesës. 50 për qind duhet të paguhet brenda 30 ditëve, 25 për qind brenda tre muajve dhe 25 për qind brenda tre muajve pasardhës.

Pas këtij vendimi të Kuvendit të Kosovës dhe deklaratave të Thaçit, punëtorët shpërthyen në festë të madhe. Ata kanë festuar atë mbrëmje për orë të tëra në sheshin e Ferizajt me muzikë, tupanë e daulle.

Por pas 10 ditëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ua ka shuar festën dhe shpresat se do t’i marrin 26 milionë eurot, sepse sipas AKP-së me juridiksionin që ka kjo agjenci, nuk ka fuqi financiare që të paguajë shumën e kërkuar nga fondi i privatizimit për këta punëtorë. Bordi i Drejtorëve i AKP-së ka shqyrtuar situatën dhe ka ardhur në përfundim se nuk mund të marrë ndonjë vendim për shpërndarjen e mjeteve këtyre punëtorëve në shumën më të lartë se që është shitur ndërmarrja, në vlerë prej 3 milionë e 657 mijë euro.

Por, edhe këtë shumë të mjeteve AKP nuk do të mund ta ekzekutojë edhe për një kohë, në mungesë të anëtarit të tretë ndërkombëtar të Bordit.

Pas kompletimi të bordit të AKP-së, pritet që ky bord të merr vendim për shpërndarjen e vetëm 3.6 milionë eurove për 912 ish-punëtorët, aq sa është shitur kjo fabrikë. Por kjo shumë e parave është e papranueshme për ish-punëtorët, të cilët duan që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa deri në zbatimin e këtij vendimi ata thonë se do të qëndrojnë në tendën e ngritur para objektit të qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë
Ballkani

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë
Ekonomi

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë
Lindja e Mesme

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Lajme të tjera
Ndërron jetë në mënyrë të mistershme djali i ish presidentit Ukrainas, Viktor Janukoviç

Ndërron jetë në mënyrë të mistershme djali i ish presidentit Ukrainas, Viktor Janukoviç

Fotografitë e ditës nëpër botë që do t’ju lënë me gojën hapur

Fotografitë e ditës nëpër botë që do t’ju lënë me gojën hapur

Rrëfimi i  Monika Levinskit, 16 vite pas skandalit: Ja çmimi i turpit që pagova…

Rrëfimi i Monika Levinskit, 16 vite pas skandalit: Ja çmimi i turpit që pagova…

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

4 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

4 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

4 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist