Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Reportazh nga Trepça / Njihuni me Zenelin, këtë “legjendë” zgafellash!

Nga te Sheshi
18/02/2015
në Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Reportazh nga Trepça / Njihuni me Zenelin, këtë “legjendë” zgafellash!
15
SHPËRNDARJE

Ka kaluar thuajse çdo etapë të zhvillimit të minierës më të madhe në Kosovë; Zenel Shabani, është minatori më i vjetër në kombinatin metalurgjik Trepça. Ai ka vendosur që të mos dalë në pension pa ia mësuar këtë profesion Afrimit, një minatori të ri.  26 vjet të jetës i ka kaluar në 300 kilometra tunele të errëta ku i ka punuar stërgjyshi, pastaj gjyshi, i ati e tani ky po e përgatit trashëgimtarin.

 Nga Zekrija Shabani

Me fat. Çdo mëngjes që hedh hapin drejt zgafellës, Zeneli përshëndet shokët mbi tokë sikur nuk do t`i shoh kurrë më.

“Nuk i dihet kurrë nëse del i gjallë nga këtu”, thotë ai.

Kështu edhe të martën, u përshëndet ai sapo veshi çizmet dhe vuri helmetën me llambë për t`u futur 750 metra thellë nën dhe, në minierën e Stantërgut në Mitrovicë.

Një sirenë e madhe dhe dhjetë tjera të njëpasnjëshme, sinjalizojnë se teleferiku me minatorët e turnit të parë po zbresin.

Me ta është edhe Zenel Shabani, 58 vjeç. Minatori më i vjetër i kombinatit metalurgjik Trepça.

“Plotë 26 vjet rresht, çdo ditë hy e dalë me këtë kovë. Hala si ka ardhur rendi me lan këtë punë edhe pse e kam kohën e pensionit”, tregon ai për vitet që ka kaluar këtu derisa numëron horizontet përmes së cilave zbret teleferiku.

Ai ka mësuar të jetojë në rreth 300 kilometra tunele të minierës, sa është në gjendje të dallojë vendndodhjen edhe në errësirë, vetëm në bazë të zhurmës dhe rrymimit.

Një pjesë të madhe të jetës aty e ka kaluar edhe stërgjyshi i tij, pastaj gjyshi, i ati,e tani ky po e përgatit trashëgimtarin.

“Nuk mundem me lënë këtë punë pa u siguruar se ia kam mësuar zanatin dikujt tjetër që do të punojë si unë”, tregon arsyen përse nuk ka pranuar të dalë në pension dhe i hedhë dorën në qafë Afrimit si babai të birit, të cilin do ta lë trashëgimtar në profesion.

“Brez pas brezi këtu punojmë. Më shumë është çështje tradite dhe trashëgim i profesionit”.

Këta nuk kanë lidhje gjaku, por janë shumë të afërt me njëri-tjetrin sa do të rrezikonin jetën për ta mbrojtur shoqi-shoqin.

Bashkë marrin rrugën drejt punishtes, me të zbritur nga ashensori, dy kilometra më tutje.

Aty i pret një teknologji e rrallë shpuese. Zeneli kap dorezën ndërsa Afrimi shënjestrën dhe të dy fillojnë shpimin e thellë.

Kështu e quajnë proËesin e shpimit së vrimave deri në dhjetëra metra, për të përgatitur terrenin deri tek trupat xeheror.

“Kështu e kem çdo ditë. Unë shpoj e ai mbanë drejtimin”, thotë Zeneli. Dikur në vend të tij ishte dikush tjetër, e tani shumë shpejt ai aty do ta lë Afrimin.

Hera e parë që kishte marrë shpuesin në dorë, ishte viti 1989. I sapo diplomuar si xehetar, ishte krenar se do të bashkohej me luanët e nëntokës, siç i quan ai minatorët. Atë vit, Zeneli thotë se vërtet u treguan luanë punëtorët që jetën ia kishin besuar Zotit në korridoret e errëta qindra metra nën sipërfaqen e tokës.

“Nuk kish shumë kohë kur ja nisa të punoj dhe situata politike nuk ish hië mirë”. Ishte momenti kur regjimi serb planifikonte të hiqte autonominë për Kosovën, të merrte pas vendimet e vitit 1974.

“Bashkë me rreth 1300 minatorë të Santërgut, hymë në grevë urie. S’kam qka flas për atë kohë. Kush e ka besuar se sot unë prapë kam me kanë gjallë e në ketë vend”, kujton Zeneli.

Greva e asaj kohe mbahet mend për kundërshtimin që i bënë regjimit të atëhershëm minatorët.

Para ca ditësh ai përsëri ishte në një grevë tjetër urie, po në të njëjtën minierë e të njëjtin horizont. Horizontin e tetë.

“E kem mbrojt këtë minierë nga armiku i jashtëm e nuk po e mbrojmë tash nga tanët”, tregon ai se arsyeja që i ëoi në grevë kësaj radhe, ishte statusi i pa definuar i gjigantit metalurgjik Trepça.

Kjo ndërmarrje aktualisht është në një moratorium që përfundon më 20 shkurt dhe nëse Kuvendi i Kosovës nuk merr ndonjë vendim për fatin e saj, ajo kalon në proëes të likuidimit, që nënkupton dhënie pjesë-pjesë tek borxhlinjtë.

E borxhlinjtë pretendentë nuk janë të pakët. Janë mbi 600 pretendues që kërkojnë hise në Trepçë ndërsa vlera e borxheve nuk dihet ende saktë, por thuhet se është miliardëshe.

Kjo po i shqetëson 740 minatorët e kësaj miniere.

‘Në 89’ën Jugosllavinë se kem duruar e as tash nuk e durojmë këtë situatë se kujt po i jetë Trepça. Trepça nuk e duron politikën. Ajo është e minatorëve. Mos të mendojnë qeveritarët se Trepça ka me shkuar në dorë të tjetër kujt. Do të vdesim këtu”, thotë plot emocion xehetari dëshmitar i thuajse të gjitha zhvillimeve në këtë minierë.

Është aq i inatosur ME të gjithë ata që bëjnë plane për nëntokën e Kosovës nga kolltuku, sa thotë se shpejtë do të vijë dita që t`i hedhin në plehra politikanët si në Ukrainë.

Këtë do ta bënte bashkë me shokët i lodhur nga shfrytëzimi i djersës dhe punës së tyre nga politikanët në dëm të vendit.

“Fuqia e minatorëve është se gjithçka bëjnë për të tjerët e jo për vete. Punën, xehet, grevat e të gjitha i bëjnë për të tjerët. Ne nuk mund ta mbajmë gjithë”, thotë Zeneli.

Afrimi i bën me shenjë se orarit të tyre katër orësh të punës i ka ardhur fundi. Ashtu edhe shpimit të vrimave ku do të vendosen eksplozivët, nga minatorët e turnit që vjen pas tyre.

Zeneli dhe Afrimi kanë shpuar afro 16 vrima dhe kjo vlerësohet se është goxha sukses për ta. Në 25 orë do të shpohen rreth 56 vrima dhe pas minimit do të përparojnë për 1.5 metër tunel drejt xeheve të reja që presin të nxirren në sipërfaqe.

Lënë mjetet ashtu si i gjetën. Kontrollojnë për defekte dhe ua dorëzojnë minatorëve zëvendësues të cilët tashmë kanë mbërritur në punishte.

“Me fat, Ahmet”, ja pret Zeneli një mesoburrë, teksa ia lë në dorë shpuesin për tu nisur drejt dritës së ashensorit, në fund të tunelit.

Atje është edhe fundi i rrugës së tij për këtë ditë. Fati e përcolli edhe kësaj radhe. Derisa ngjitet në sipërfaqe ndihet më i çliruar, por 58- vjeçari nesër do të kthehet përsëri.

“Derisa të më bëjnë këmbët do të hy në ketë vrimë”, thotë me plotë bindje Zeneli, që shikon nga mbrapa hyrjen e minierës, mbi të cilën shkruan me shkronja të mëdha:“Me fat”./tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?
Sociale & Shoqëri

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

26/06/2022
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?
Sociale & Shoqëri

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

26/06/2022
Ballkani, diplomacia turke në veprim
Ballkani

Ballkani, diplomacia turke në veprim

15/06/2022
Lajme të tjera
Gjermania emigrantëve kosovarë: ”Ndal, prapakthehu!”

Gjermania emigrantëve kosovarë: ”Ndal, prapakthehu!”

Meta konfirmon vijëmsinë e aleancës PS-LSI: në ‘Lokale’ dhe me kandidatë të përbashkët…

Meta konfirmon vijëmsinë e aleancës PS-LSI: në ‘Lokale’ dhe me kandidatë të përbashkët…

Dossier Kulturor / Pëllumb Kulla: Ja si e krijova ‘Belulin’

Dossier Kulturor / Pëllumb Kulla: Ja si e krijova ‘Belulin’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Ikjet, Meta bën konspiracionistin

Ikjet, Meta bën konspiracionistin

15 minuta Më parë
Biden vlerëson Gjermaninë për aleancën antiruse

Biden vlerëson Gjermaninë për aleancën antiruse

32 minuta Më parë
Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

2 orë Më parë
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Avokati që thjesht ia fut kot!

Avokati që thjesht ia fut kot!

26/06/2022
Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

26/06/2022
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist