Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “Avdullah Thaçi” në Prizren: Dënohet me 5 mijë euro pse denoncoi vjedhjen 61 mijë euro! A është kjo drejtësi?!

by te Sheshi
21/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Rasti “Avdullah Thaçi” në Prizren: Dënohet me 5 mijë euro pse denoncoi vjedhjen 61 mijë euro! A është kjo drejtësi?!
5
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit për ta dënuar me 5 mijë euro ish-punëtorin e Procredit Bank, Avdullah Thaçi, ka nxitur reagime të shumta. Ky i fundit është dënuar për shkak se kishte parë se Nexhat Çoçaj, në atë kohë drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit, paratë publike të dedikuara për një manifestim për Ditën e Dëshmorëve i ka dërguar në xhirollogari të vetën.

Me të parë këtë parregullsi, Abdullah Thaçi, e ka printuar gjendjen e llogarisë së zyrtarit në fjalë dhe e ka dërguar në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kjo e fundit i ka dërguar të dhënat e pranuara në prokurori, e cila ka ngritur aktakuzë për Nexhat Çoçajn për keqpërdorim të parasë publike.

Por nga gjithë kjo nuk ka shpëtuar as Abdullah Thaçi, ndaj të cilit është ngritur padi për publikim të sekretit zyrtar dhe qasje të paautorizuar në xhirollogari të klientëve.

Pas këtij vendimi kanë ardhur reagime të shumta, por të ndryshme ku disa e kanë mbrojtur dhe përkrahur Abdullah Thaçin për veprimin e tij, pasi që është vënë në shërbim të interesit publik dhe parandalimit të korrupsionit. Ata që kundërshtuan dënimin e Thaçit kanë thënë se një dënim i tillë do të ndikojë që edhe nëse ka raste të ngjashme, askush më nuk do të tregojë.

Ndërsa një pjesë tjetër nuk e kanë përkrahur, duke konsideruar se ai është dashtë që rastin ta dërgojë në institucionet kompetente shtetërore, e jo të bëjë veprim të njëanshëm, duke u qasur në llogari të klientit të bankës.

Por askush nuk e ngriti dilemën se a ka pasur besim që Thaçi ta lajmërojë rastin tek eprorët e vetë, apo edhe tek institucionet e gjyqësisë, duke marrë parasysh se ka kritika të shumta për mosefikasitet të këtyre institucioneve dhe ndikimit të politikës në to, e Çoçajn ndoshta e ka llogaritur të fortë politikisht.

A do të kenë guxim punëtorët e tjerë që ta lajmërojnë korrupsionin?

Sociologu Adrian Gola ka thënë për tesheshi.com se shikuar nga aspekti logjik dhe praktik, një vendim i tillë i gjykatës do të ndikojë që persona të tjerë edhe nëse shohin dyshime për keqpërdorime të mos flasin.

“Edhe po të supozojmë se z. Thaçi ka bërë shkelje ligjore, dobia dhe interesi publik i veprimit të tij është pakrahasimisht me i madh se sa “shenjtëria” e një rregullore bankare. Bëhet fjale për një krim zyrtar, që pushteti synon ta marrë në mbrojtje përmes formalizmave juridike. Kjo s’ka kuptim aq me tepër kur bëhet fjalë për një shoqëri, ku ligji është zhvleftësuar si mekanizëm i drejtësisë dhe është pervertuar në mekanizëm që mbron padrejtësinë. Paradoksi thellohet kur banka në fjalë vazhdon punën qetë, ndërkohë që është pjesëmarrëse pasive në krim. Kjo pasiqë ajo ka qenë e vetëdijshme për këto transaksione abuzive dhe ka heshtë. Ajo do të duhej ndëshkuar e para”, thotë sociologu Gola.

Sinjalizuesit janë të mbrojtur me legjislacion vendor dhe ndërkombëtar

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka thënë për tesheshi.com se sinjalizuesit janë të mbrojtur me legjislacion vendor dhe ndërkombëtar. Ajo thotë se Abdullah Thaçi nuk është dashur të dënohet pasi që ai ka zbuluar fshehtësinë zyrtare për një interes më të lartë publik, pra që të ngrisë dyshimet për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës. Sipas saj, me këtë rast është bërë shkelje e të drejtës së tij për liri të shprehjes në vendin e punës.

“Në Kosovë ekzistojnë disa ligje të cilat në mënyrë direkte ose indirekte rregullojnë sinjalizimin, por shumica e këtyre ligjeve nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, sidomos ato të krijuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo gjykatë ndërkombëtare në shumë raste ka vendosur që shtetet kanë bërë shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes kur kanë dënuar sinjalizuesit andaj ato raste është dashur të përdorën si precedent për të mos përsëritur gabimet e bëra nga shtetet tjera”, thotë Kusari.

Ajo thotë se dënimi i sinjalizuesit Abdullah Thaçi është frikësim i sinjalizuesve të tjerë dhe mesazh i qartë që punëtorët do të dënohen nëse sinjalizojnë dyshime për keqpërdorime. Ajo kërkon që institucionet publike duhet të ndryshojnë legjislacionin për sinjalizues, të ngrisin kapacitetet e prokurorëve dhe gjykatësve dhe Inspektorati i Punës duhet t’i trajtojë këto raste nga perspektiva e lirisë së shprehjes.

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron sinjalizuesit

Në lidhje me dënimin e Abdullah Thaçit, ka reaguar edhe organizata “Ecë Ma Ndryshe”. Kjo organizatë përmes një letre publike, që ua ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit dhe krerëve të gjyqësorit, ka kërkuar që të ndryshohet trajtimi juridik i rasteve kur ka sinjalizime për keqpërdorime dhe korrupsion.

“Tri rastet e sinjalizuesve të keqpërdorimeve dhe korrupsionit që kanë ndodhur vetëm gjatë vitit 2015 dëshmojnë që institucionet e Kosovës, ndonëse shprehimisht proklamojnë integrim evropian, në praktikë bëjnë të kundërtën duke i injoruar standardet e Këshillit të Evropës dhe të institucioneve tjera evropiane për lirinë e shprehjes.

Liria e shprehjes në vendin e punës është e garantuar me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa precedentët e GjEDNj-së, rekomandimet dhe rezolutat e Këshillit të Evropës e kanë bërë të qartë që sinjalizuesit që publikojnë informata në interes publik janë të mbrojtur”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Për rasti e dënimit të Abdullah Thaçit, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar ashpër ndaj vendimit siç e ka quajtur të padrejtë dhe joligjor të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Neni 203, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës thotë se ‘personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë’. Andaj, me aktgjykimin e vet për këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit, përpos që ka marr vendim të padrejtë ka bërë edhe shkelje ligjore”, thuhet në reagimin e LVV.

Çoçaj dyshohet se vodhi 61 mijë e 303 euro të  manifestimit për dëshmorët e UÇK-së!

Drejtori i Arsimit komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Prandaj Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë të re ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe dy arsimtarëve të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Çoçaj ngarkohet me 5 pika, që të gjitha për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar, raporton kallxo.com

Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori hiq më pak se 61 mijë e 303 euro. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?
Gjeopolitikë

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?
Analizë

A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?

20/06/2025
Përgjigje Buzhalës për një pyetje cinike ndaj Redi Shehut
Kritikë

Përgjigje Buzhalës për një pyetje cinike ndaj Redi Shehut

20/06/2025
Next Post
Nga Enklid PELARI: Azilantë! Ku ju çon mushka?

Nga Enklid PELARI: Azilantë! Ku ju çon mushka?

Veliaj-Ahmeti: kryebashkiakët me biçikleta, modestë apo kopjacë?

Veliaj-Ahmeti: kryebashkiakët me biçikleta, modestë apo kopjacë?

FOTO/ Kur i nxehti nuk durohet as nga arinjtë, ja çfarë bëhet në Amerikë

FOTO/ Kur i nxehti nuk durohet as nga arinjtë, ja çfarë bëhet në Amerikë

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

20/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni