Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

    Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

    Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

    Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

    Irani godet Mossad-in

    Irani godet Mossad-in

    Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?

    Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?

    Nga më të pabesët e njerëzimit: vrasje me bukë në gojë, drama në Gaza që vazhdon

    Nga më të pabesët e njerëzimit: vrasje me bukë në gojë, drama në Gaza që vazhdon

    Zhvarrosja e 796 foshnjave që vdiqën në institucionin fetar irlandez

    Zhvarrosja e 796 foshnjave që vdiqën në institucionin fetar irlandez

    Zyrtarja britanike: Aleatët e NATO-s s’janë gati për luftë!

    Zyrtarja britanike: Aleatët e NATO-s s’janë gati për luftë!

    Lëvizje të reja në hartën ushtarake të botës

    Lëvizje të reja në hartën ushtarake të botës

    Bernie Sanders: “Lufta e paligjshme e Netanyahut, sabotoi negociatat me Iranin”

    Bernie Sanders: “Lufta e paligjshme e Netanyahut, sabotoi negociatat me Iranin”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse mainstreami-i perëndimor po zbulon gjenocidin në Gaza vetëm tani?

“Mina”(Izraeli) që vendosën në Lindjen e Mesme mund t’i hedhë në erë dhe vetë ata, autorët

by te Sheshi
01/06/2025
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse mainstreami-i perëndimor po zbulon gjenocidin në Gaza vetëm tani?
233
SHARES

Nga Davide Piccardo- La Luce

Në muajt e fundit, një numër gjithnjë në rritje politikanësh, opinionistësh dhe mediash kryesore ka filluar të përdorë një ton jashtëzakonisht kritik ndaj Izraelit. Disa, megjithëse me shumë kujdes dhe rezerva semantike, kanë filluar madje të përmendin fjalën “gjenocid” për të përshkruar atë që po ndodh në Gaza. Por lind pyetja: pse vetëm tani? Pse ky “zgjim” i papritur pas dekadash heshtjeje bashkëpunuese dhe njëzet muajsh gjenocid të kryer para syve të të gjithëve?

Përgjigja nuk duhet kërkuar aq shumë në ndërgjegjen morale të Perëndimit, sesa në mënyrën si funksionon në të vërtetë politika ndërkombëtare: në formë piramidale, nga Uashingtoni e poshtë. Kur Shtetet e Bashkuara ndryshojnë qëndrim, i gjithë ekosistemi i qeverive evropiane dhe i mediave të mëdha i përshtatet. Nuk bëhet fjalë për komplote, por për hierarki pushteti. Kryeqytetet perëndimore, dhe sidomos grupet dominuese mediatike, nuk janë mendimtarë të lirë. Ata ndjekin, riinterpretojnë dhe modulojnë udhëzimet që vijnë nga qendra e perandorisë.

Interesat e ndryshme mes SHBA-së dhe Netanyahu-t

Ekuilibri aktual përcaktohet nga një tension gjithnjë e më i madh mes vizionit amerikan dhe atij izraelit. Nuk është vetëm çështje e figurës së Trump — aleanca e të cilit me monarkitë e Gjirit kishte hapur dyert për të ashtuquajturat “Marrëveshjet e Abrahamit” — por për një divergjencë më të thellë strategjike. SHBA ka një agjendë globale: Izraeli është i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Për Uashingtonin, stabiliteti rajonal është kyç për të frenuar Rusinë, Kinën dhe Iranin. Për Netanyahun dhe të djathtën mesianike izraelite, në vend të kësaj, ka rëndësi vetëm një gjë: të përfundojnë kolonizimin e Palestinës historike, me çdo çmim.

Dhe ja ku qëndron çështja: gjërat nuk duheshin të shkonin kështu. Deri më 6 tetor 2023, gjithçka po zhvillohej sipas planit. Bregu Perëndimor po gëlltitej ngadalë nga kolonitë, në një proces të heshtur dhe të heshtur me forcë, me mbështetjen aktive të Mahmoud Abbasit dhe Autoritetit të tij Palestinez të reduktuar në një mjet represiv kundër rezistencës, si “sipahi”-t indianë të vjetër në shërbim të Perandorisë Britanike. Gaza ishte e izoluar, e përmbajtur, e ngrirë. Më herët a më vonë do t’i vinte rradha edhe asaj, por koha ishte në favor të Izraelit. Perëndimi mund të vazhdonte të përsëriste mantrën hipokrite të “dy shteteve”, ndërsa mbyllte sytë para realitetit të apartheidit.

Gjithçka shpërtheu më 7 tetor

E gjitha kjo shpërtheu më 7 tetor. Sulmi i rezistencës palestineze nuk ishte thjesht një goditje ushtarake, por një lëvizje strategjike: një shah-mat i vërtetë ndaj planit izraelit dhe perëndimor. Për herë të parë, ishte Izraeli që u detyrua të reagonte hapur dhe brutalisht, duke u ekspozuar përpara botës për atë që është në të vërtetë: një regjim kolonial dhe supremacist. Ai nuk mundi më të fshihte dhunën sistemike pas gjuhës së “vlerave demokratike” apo “luftës kundër terrorizmit”.

Gjenocidi nuk ka filluar më 7 tetor, por që nga ajo ditë nuk është më i padukshëm. Sepse Izraeli u detyrua të heqë maskën, dhe aleatët e tij ndërkombëtarë u gjendën para një udhëkryqi: ta mbështesin pa kushte, me rrezikun për të humbur kredibilitet dhe aleatë në gjithë Jugun Global, apo të tërhiqen disi, duke u përpjekur të ulin tonet. Qeveritë evropiane nuk u bënë humanitare brenda natës. Nuk “kuptuan” që ishte kaluar një kufi. Më thjesht: ky nuk ishte marrëveshja. Gjenocidi bën shumë zhurmë, shqetëson biznesin, destabilizon aleatët arabë, dobëson regjime që janë garantues të rëndësishëm të status quo-së.

Dy faktorë që ndryshuan gjithçka

Ajo që i përmbysi llogaritë e perandorisë janë dy faktorë të paparashikuar: 7 tetori — që tregoi se populli palestinez nuk ishte aspak i mposhtur — dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Gazës — ushtarake, civile, morale — që vazhdon pas muajsh bombardimesh dhe shkatërrimi sistematik.

Ideja ishte që Netanyahu-t t’i jepej dorë e lirë për një kohë të mjaftueshme për të “përfunduar punën”. Por pas më shumë se 20 muajsh përshkallëzimi (që kishte filluar shumë kohë para 7 tetorit), fijet po shkojnë drejt nyjes. Izraeli nuk i ka arritur objektivat. Rezistenca po mban. Regjimet arabe po dridhen. Lëvizjet popullore ndërkombëtare po rriten. Dhe atëherë, papritur, gjenocidi “ekziston”.

Mos u mashtroni!

Pikërisht për këtë është thelbësore të mos mashtroheni nga ata që sot zbulojnë gjenocidin në Gaza vetëm sepse po ndryshojnë ekuilibrat. Mos i besoni atyre që organizojnë protesta vetëm për llogari elektorale, apo që i bashkohen indinjatës me vonesë për të ripozicionuar veten politikisht. Establishment-i lëviz vetëm kur zhurma bëhet e padurueshme. Por e vërteta ka qenë përpara syve të të gjithëve, që prej dekadash.

Dallimin, sot, e ka bërë sakrifica dhe guximi i një populli që refuzon të vdesë në heshtje. Dhe pikërisht aty duhet të fillojmë sërish.

Related Posts

Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit
Analizë

Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit

17/06/2025
Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?
Kryesore

Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?

17/06/2025
Pse India refuzoi të dënonte sulmet izraelite ndaj Iranit?
Gjeopolitikë

Pse India refuzoi të dënonte sulmet izraelite ndaj Iranit?

17/06/2025
Next Post
“Nisje fatale” e sezonit veror në Shqipëri: jetëhumbje me Jet Ski

“Nisje fatale” e sezonit veror në Shqipëri: jetëhumbje me Jet Ski

“Leh, por pa kafshim”: Pse Trump nuk i tremb më udhëheqësit e huaj?

"Leh, por pa kafshim": Pse Trump nuk i tremb më udhëheqësit e huaj?

Vdes mjeku palestinez që humbi nëntë fëmijë në sulmin izraelit

Vdes mjeku palestinez që humbi nëntë fëmijë në sulmin izraelit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

17/06/2025
Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

17/06/2025
Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit

Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit

17/06/2025
Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit

Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit

17/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni