Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Post-Kuvendi, Nishani: Kështu na degradoi Basha…!

Me përfundimin e Kuvendit Kombëtar, ish-presidenti Nishani, kundërshtari më i madh i Bashës që pas humbjes së 25 prillit, i ka bërë një tjetër skanim kreut demokrat, duke e quajtur atë, katapultimin në vendimmarrjen si PD-së, si një fatkeqësi.

Për Nishanin, Basha as shtetin s’e njeh.

“Basha nuk ka rendur kurrë të bëjë fushatë, të mbledhë vota, të luftojë për ndonjë përfaqësues të PD në gara elektorale. Ai veç ka përfituar nga sakrificat e të tjerëve dhe vet është ulur direkt e këmbëkryq mes tepsisë së hallvës që prej ditës së parë të katapultimit fatkeq në kupolën vendimarrëse të PD.

Basha nuk e di as se çfarë është shteti, sepse puna e parë që ka bërë në Shqipëri është ministër!

Të gjitha këto privilegje do të kishin vlerë nëse L. Basha do t’ja kishte shpërblyer me punë e rezultat politik PD-së dhe anëtarësisë së saj.

Basha jo vetëm nuk i ktheu asnjë arritje të qënësishme por i zhyti në kaos, përçarje e humbje shkatërruese në 4 përballje elektorale rresht duke i lënë 12 vite në opozitë të pandërprerë si kurrë më parë.

Privilegjet e pamerituara që fitoi e vazhdon t’i keqpërdorë  i shndërroi në shkatërrimin dhe degradimin e të gjithë partisë, në shkatërrimin e vlerave, interesave dhe jetës individuale e familjare të demokratëve anekënd vendit”, shkruan ndër të tjera Nishani. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts