Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PORTRET/ Blerand, kush je ti?

by te Sheshi
01/03/2015
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
PORTRET/ Blerand, kush je ti?

Ministri Blerand Stavileci, nuk njihet për ndonjë sukses. E gjithë karriera e tij është ndërtuar falë mbiemrit, në një parti ku mbiemrat “akademikësh” janë deficit. Nëse krahasohet niveli i tij arsimor e intelektual me deklaratën e tij për planifikim familjar, pyetja që secili e shtron është: Blerand, kush je ti?  

Nga: Jeton Llapashtica

Prishtinë –
Me 8 mars të vitit 1980 bashkëshortja e profesorit Masar Stavileci, po kalonte një ditë të veçantë – ishte festë të dyfishtë për të.

Përveç Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila për të, sikurse edhe për miliona femra e gra anë e këndë botës ishte festë, ajo po bëhej nënë – po sillte në jetë Blerandin. Këtë Blerandin që është bërë temë e “të madhit e të voglit” për deklaratën e tij se sa fëmijë duhet t’i bëjnë shqiptarët e Kosovës për të jetuar kënaqshëm me pagën që marrin.

E sot një javë Blerandi i bënë fiks tridhjetepesë vjet. Por, për këto tri dekada e gjysmë jetë ai nuk shquhet pothuajse për asgjë të suksesshme.

I vetmi “sukses” i tij është mbiemri që mbanë! – i lindur në një familje me prejardhje nga Gjakova, që njihet si “familje intelektuale” – djalë i një profesori, nip i një akademiku tjetër, Esat Stavileci.

Është pikërisht ky mbiemër që ia ka hapur dyert në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën, sa do që tingëllon raciste, shumëkush edhe sot e cilëson si “partia e drenicaseve”, ose “oda e katundarëve”.

Të jesh rritur në Prishtinë, të kesh mbaruar gjimnazin në këtë qytet, të vishesh bukur – krahasuar me shijen e shumicës së atyre që përbëjnë “elitën” e PDK-së, padyshim që vite më parë ishte një avantazh i madh. Që në start me këto “cilësi” ishe në avantazh në raport me kolegët bashkëpartiak.

Partia e Hashim Thaçit po vuante nga të qenit parti e një “krahine”, assesi nuk po mund ta thyente konceptin se është parti e Drenicës dhe se Prishtina me rrethinë, Llapi, Rrafshi i Dukagjinit, s’kanë asgjë me PDK-në. Prandaj, për ta thyer këtë bindje, tipat si Blerandi e kishin derën e hapur ditë e natë – vetëm a donë apo jo të bëhen pjesë e saj!

Këtë shans e ka shfrytëzuar mirë, Stavileci, emrin e të cilit, përjashtuar familjen dhe rrethin e ngushtë të tij, se dinte askush.

Gjatë qeverisjes “Thaçi 1”, për Stavilecin nuk kishte vend në Qeveri, përkatësisht, në pozitat e larta udhëheqëse në ekzekutiv, por, atij i ishte bërë në vend pune në Ministrinë e Transporteve. Aty, për dy vjet, (janar 2008 – mars 2010), ai do të shërbente si këshilltar i ministrit të atëhershëm, Fatmir Limaj.

Ndërkohë, në vitin 2009, partia do ta shpërblen edhe me një pozitë të rëndësishme, duke ia besuar postin e zëdhënësit, post ky të cilin asnjëherë se kreu siç duhet, ndërsa përvojat e gazetarëve me të janë relativisht të këqija.

Kur në Kosovë po ndodhte riformatizimi i Qeverisë – disa ministra po shkarkoheshin dhe disa të tjerë po ngjiteshin “në skenë”, Stavileci do të largohej nga pozita e këshilltarit në Ministrinë e Transporteve për ta marrë “timonin” e Ministrisë së Bujqësisë. Ministër i Bujqësisë për periudhën prill – dhjetor 2010.

Ky ka qenë kulmi. Ose të paktën kështu ishte parë nga shumë qytetar, të cilët, duke ironizuar me këtë veprim, konstatonin se i vetmi rast ku ai ka parë lopë ishte tek çokollata e njohur “Milka”, e cila, siç dihet është e ilustruar me foton e lopës.

Si do qoftë, në këtë pozitë Stavileci do të mbesë edhe për një mandat, shkurt 2011 – dhjetor 2014, periudhë kjo që nuk mbahet mend për ndonjë sukses, pos për skandale, të cilat  me mjeshtri janë tejkaluar nga ai dhe stafi i tij.

Për më shumë se dy muaj ai është ministër i Zhvillimit Ekonomik, nga ku, në emër të zhvillimit të vendit, ditë më parë deklaroi se shqiptarët nuk duhet t’i bëjnë më shumë se dy fëmijë, për të jetuar mirë me pagën mujore prej treqind eurove.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa, është interpretuar edhe e ngjashme me deklaratën e dikurshme të shefit të sigurimit shtetëror serb, në kohën e Sllobodan Millosheviçit, i cili, duke komentuar shtimin e popullsisë shqiptare në Kosovë patë thënë se nënat shqiptare janë lavatriqe – që vetëm prodhojnë!

Bazuar në biografinë e tij, që figuron në ueb-faqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ministri Blerand Stavileci, është Magjistër i Shkence i Menaxhmentit dhe Informatikës në Universitetin “ILIRIA”, ku si përvojë akademike e ka ligjërimin e lëndëve mësimore nga fusha e tij.

E gjithë kjo “karrierë e bujshme” dhe ky “nivel i lartë” akademik, përkitazi me sugjerimin e tij se sa fëmijë duhet t’i bëjnë shqiptarët, vetvetiu kërkojnë një përgjigje nga ministri: “Blerand, kush je ti”?/TeSheshi/

Related Posts

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi
Sociale & Shoqëri

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

14/07/2025
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë
Bota & Rajoni

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin
Bota & Rajoni

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Next Post
Ja cila ishte fundjava e shqipeve të Kombëtares…

Ja cila ishte fundjava e shqipeve të Kombëtares…

Erdogani në Arabinë Saudite: viziton vendet e shenjta dhe pritet të takohet me mbretin e ri

Erdogani në Arabinë Saudite: viziton vendet e shenjta dhe pritet të takohet me mbretin e ri

REPORTAZH/ Tek “Ura e Shijakut, tek “Ura” e dashurive dhe e dramave!

REPORTAZH/ Tek “Ura e Shijakut, tek “Ura” e dashurive dhe e dramave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

14/07/2025
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

14/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni